Elena del nga shtëpia dhe deklaron në studio “Viganin nuk e vë përpara Joanës


Ndërkohë që banorët debatojnë për nominimet dhe arsyet e dhënë për njëri-tjetrin, Elena tashmë mbërrin në studio. Mes duartrokitjeve ajo hyn në studio ku si gjithmonë përballët për herë të parë pas 9 javësh me realitetin jashtë shtëpisë. Elena mendon se marrëdhënia e saj me Viganin ka ndikuar që publiku ta votonte që ajo të dilte nga shtëpia. Elena përballet përsëri me kritikat e Opinionistit i cili i kërkon që t’i thotë se përse ajo nominoi Viganin javën e kaluar dhe jo Joanën. Elena thotë se për Joanën kishte më shumë nevojë në shtëpi se sa për një mik si Vigani dhe ndër të tjera thotë “Viganin nuk e vë përpara Joanën”. Pas diskutimit Elena ftohet që të ndjekë një klip ku shfaqen disa nga momentet e saj më të veçanta gjatë qëndrimit të saj në shtëpi. ajo në fund replikën me Opinionistin duke i thënë se është prekur nga kritikat e tij të rënda dhe është ndjerë e ofenduar, ndërsa ai i thotë “të këshilloj të lexosh pak më shumë, që të flasësh më shumë”. Ndërkohë në shtëpi banorët ftohen të ndjekin një klip ku shfaqen momente të bukura gjatë kësaj jave. Duke u uruar një javë sa më të mbarë, Arbana mbyll spektaklin dhe lidhjen me shtëpinë. Këtu përfundon e spektakli i kësaj të shtune.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment