Elena-Anaidit “Me Joanën mos u grin në praninë time”


Anaidi dhe Xhimi ndodhen në kuzhinë ku Anaidi lan enët, ndërsa Xhimi gatuan mëngjesin. Aty është edhe Eldora. Dy djemtë ngacmojnë me shaka Eldorën për provën ku ajo ishte çift me Viganin dhe për Shpendin. Pas disa minutave në kuzhinë vjen Elena e mërzitur. Anaidi e pyet “çfarë ke ti që ke kështu sikur të ka kaluar ndonjë tren përsipër?”. Elena afrohet pranë tij dhe i shpjegon arsyen e mërzitjes së saj. “Kur të zihesh me Joanën, të lutem mos e bëj në syrin tim se duket sikur ne të dy e sillemi me tendencë ndaj saj” thotë Elena duke theksuar se Joana kur grindet me Anaidin nuk i flet as Elenës. “Pse nuk të foli sot në mëngjes?” i thotë Anaidi Elenës dhe më pas shton “ça t’i bëj unë?, do t’i them prit sa të iki Elena”. Elena duke u larguar i thotë “ashtu i bie me i thënë, prit sa të iki Elena”. Në bisedën e Anaidit dhe Elenës ndryn Eldora duke i thënë se kjo nuk ka kuptim që Joana të mos i flasë Elenës kur debaton me Anaidin. Elena dhe Anaidi i thonë se nuk ka asnjë shpjegim tjetër për sjelljen e Joanës ndaj Elenës. Elena del në oborr, ndërsa Anaidi fillon të flasë me Xhimin për sjelljen e Joanës. Ndër të tjera Anaidi shprehet “habitem mor burrë, si me qenë burrë e gru, imagjino me pas ndonjë gjë më shumë unë me Elenën se ça bëhet këtu”. Anaidi thotë se Joana është xheloze ndaj Elenës dhe shprehet “ik oj goce bëj ça të dush, s’kena lidh kurorë”. Xhimi fillon që të bëjë shaka me Anaidin për këtë pjesë, ndërkohë që ai vazhdon të lajë enët pa Joanën.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment