Eldora: “Më pëlqen fryma miqësore në shtëpi”; Xhimi u hedh pipër banorëve në jastëkë


Pasi përfundojnë bisedën me njëri-tjetrin Elona dhe Edberi, ku Elona e këshillon lidhur me marrëdhënien e tij me Joanën, ata futen në bisedë me pjesën tjetër të banorëve, të cilët janë duke menduar për ndonjë rreng që mund t’i bëjnë Viganit ose Anaidit në një nga këto ditë. Eldora e Shpendi shkëmbejnë disa biseda mes tyre para se të flenë. Ata janë duke diskutuar rreth ngjarjeve në shtëpi, ku Eldora mendon se tani mes tyre është një frymë miqësore pa praninë e intrigave e planeve mes njëri-tjetrit. “Më pëlqen shtëpia pa intrigat e planet kundër njëri-tjetrit. Pse duhet të bëjmë intriga gjatë gjithë kohës?”, shprehet Eldora. “Se nuk na rri shpirti rehat”, ia kthen Shpendi. Ata bisedojnë edhe për disa minuta, përpara se t’i zërë gjumi. Xhimi ngjitet në dhomën e katit të dytë e fillon të bëjë shaka me Joanën, Viganin, Elenën e Edberin, të cilët kanë disa minuta duke u argëtuar me njëri-tjetrin. Teksa e thërrasin Xhimin, Edberi fshihet në dollap, në mënyrë që ai të mos e shikojë. Xhimi e mbyll në dollap dhe e lë aty për disa minuta, gjë që shkakton të qeshura tek pjesa tjetër e banorëve e të gjithë kalojnë disa momente argëtimi, duke sajuar lojëra e duke qeshur së bashku. Pasi shtrihen të gjithë banorët për të fjetur, Xhimi u hedh piper mbi jastëk pothuajse të gjithë banorëve me qetësi, me frikën se mos i zgjojë. Në fund është ai vetë që teshtin pafund, si pasojë e piperit që ka nëpër duar. “Ç’i bëra vetes”, thotë Xhimi me vete e më vonë shtrihet edhe ai për të fjetur.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment