Eldora - Joanës: “Ke Anaidin avokat mbrojtës, sepse pa të ti nuk do ja dilje dot”. Joana: ”Ke zili gjërat që bëj unë me Anaidin”


Debati mes Anaidit, Joanës dhe Eldorës nuk mbetet me kaq. Anaidi dhe Joana e akuzojnë Eldorën duke i rrëfyer asaj edhe një detaj tjetër që ajo ka thënë ndaj Joanës.Sipas tyre Eldora i ka shprehur Joanës që e ka shumë xhan. Eldora e mohon një gjë të tillë duke thënë që ka qënë Joana ajo që i ka shprehur Eldorës një gjë të të tillë. Kjo gjë e acaron akoma më tepër Joanën dhe Anaidin dhe i bën që të akuzojnë Eldorën për pafytyrësi dhe një femër hipokrite. Sipas Joanës Eldora e ka bërë një gjë të tillë vetëm sepse ka frikë nominimin por nga ana tjëtër e siguron atë që këtë javë do të jetë në nominim sepse sjelliet e saj janë shume fallco. Eldora shprehet që nuk e ka frikë fare nominimin. Madje i drejtohet Joanës duke i thënë që nëse ajo i ka shpëtuar nominimeve ka qënë sepse ka pasur avokat mbrojtës Anaidin sepse po të ishte për të e vetme nuk do ja kishte dalë dot. Sipas Joanës është Eldora ajo Që ka bërë gjithë këto kohë “viktimën” duke u qarë te shpendi. Akuzat personale ashpërsohen akoma më tepër kur Joana i thotë Eldorës që ajo e ka zili mardhënien e Anaidit me Joanën dhe gjërat që bën ajo me Anaidin. Në këtë moment ndërhyn Shpendi dhe kundërshton Joanën që ai nuk ka bërë kurrë avokatin mbrojtës të Eldorës dhe e këshillon që ta mbyllë këtë diskutim. Për Joanën Elodra është servile dhe e mban mirë me të gjithë vetëm sepse ka frikë nominimin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment