Eldora e mërzitur me shakanë e Xhimit


Në shtëpinë e Big Brother si çdo mëngjes janë ndezur dritat dhe është vendosur muzikë në sfond. Pak më vonë banorët zgjohen. Si zakonisht të parët që zgjohen janë Xhimi dhe Eldora. Xhimi shkon në kuzhinë dhe fillon të flasë me kamerat si çdo ditë, ndërsa Eldora fillon që të ndërrojë bateritë e mikrofonave të banorëve, një pjesë e të cilëve vazhdojnë të flenë akoma. Eldora teksa shkon për të ndërruar bateritë e mikrofonit të shpendit, vë re se ai është zgjuar dhe nis të bisedojë me të. ajo fillon të ankohet për lojën e Xhimit. “Jam e mërzitur me Xhimin, ai kujtoi se unë nuk do ta ndjeja dhe më hodhi piper te koka” thotë Eldora, ndërsa Shpendi qesh. Eldora thotë se shakaja e Xhimit ishte tepruar sepse ka hedhur një sasi të madhe piperi pranë banorëve dhe Eldora thotë se kjo mund të jetë serioze sepse mund të shkaktojë alergji apo çrregullime me frymëmarrjen. Shpendi qesh dhe i thotë se kjo ishte vetëm një lojë, por Eldora largohet e mërzitur duke i thënë se ai duhet të mos e kishte lejuar Xhimin të bënte këtë shaka. Ndërkohë që Eldora del në kuzhinë, aty ndodhet Xhimi dhe Elona. Xhimi fillon të imitojë Eldorën për ankesat kundër shakasë së tij, por ajo nuk i kthen përgjigje. Ndërsa Elona nga ana tjetër i thotë Xhimit se është krejt normale që ai të presë të tilla reagime nga banorët për lojën e tij.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment