Eldora bisedon me Edberin dhe i jep këshilla; Edberi: “Marselini i transformon situatat”


Ndërkohë që shumica e banorëve ndodhen në kuzhinë, Eldora dhe Edberi dalin në kopsht e ndërsa shëtisin, fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin. Eldora e pyet se si ndihet dhe nëse është duke i munguar dikush nga bota jashtë. Edberi flet për të dashurën e tij, për të cilën thotë se ka merak se ajo mund jetë keqkuptuar ngaqë ka fjetur në një krevat me Jonildën, megjithëse nuk ka bërë gjë të tepruar gjatë gjithë qëndrimit të tij brenda shtëpisë. Eldora e qetëson, duke i thënë se nuk ka asnjë arsye pse duhet ta keqkuptojë e dashura e tij, pasi ai është sjellë shumë mirë me të gjithë banorët. Edberi flet për mënyrën se si po e përballon qëndrimin e tij në shtëpinë e Big Brother dhe thotë se është pritur shumë mirë me pothuajse të gjithë banorët dhe se nuk e ka pritur që të priteshin aq mirë prej tyre. Më pas Edberi fillon të tregojë për të vetmin debat që ka pasur brenda shtëpisë, atë me Marselinin, për të cilin thotë se i transformon situatat e ngjarjet dhe nuk tregohet në asnjë moment i sinqertë. Eldora e këshillon që ai të ruajë qetësinë gjatë situatave të ndryshme, pasi në disa situata është shumë e vështirë ruajtja e qetësisë. Edberi thotë se e ka shumë të vështirë që të gënjejë e të shtiret. Ai është i mendimit se edhe nëse ndonjëri përpiqet të dalë nga vetja, në momente nervozizmi të gjithë e nxjerrin veten, pasi nuk janë në gjendje të kontrollojnë veten. Eldora tregon se ka qenë shumë afër Marselinit gjatë ditëve të para të qëndrimit në shtëpi, por nuk i ka krijuar asnjëherë besim Marselini si person. Më pas të dy diskutojnë rreth Provës Javore të kësaj jave, duke bërë shaka me njëri-tjetrin ndërsa kujtojnë momente gazmore mes banorëve gjatë provës.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment