Edberi e Eldora shijojnë darkën speciale; Anaidi, Vigani e Xhimi mundohen t’i argëtojnë


Ndërkohë që banorët janë të shpërndarë nëpër shtëpi, Eldora është duke u bërë gati për darkën dhe në anën tjetër edhe Edberi. Të dy kanë të drejtë të darkojnë së bashku brenda ambienteve të shtëpisë, pasi Edberi ishte banori i parë që gjeti dy këpucë identike gjatë indikacionit të sekretit. Ai kishte të drejtë të zgjidhte njërën nga vajzat, dhe e zgjedhura është Eldora. Të dy, elegantë në veshje, shkojnë në sallon, ku komplimentohen nga të gjithë banorët. Pas pak Eldora dhe Edberi ulen në një kënd të kuzhinës, të përgatitur posaçërisht për ta, me ushqim special dhe verë. Edberi i shërben duke i përgatitur sallatën e duke i hedhur verën e pasi urojnë njëri-tjetrin, fillojnë të darkojnë së bashku. Anaidi i shkon herë pas herë, duke u munduar të bëjë humor me ta, ndërsa dy banorët i kërkojnë me mirësjellje që të largohet. Merr gjithë kërkesat e tyre të vazhdueshme, Eldora është shumë e kënaqur me ushqimin dhe mënyrën se si është gatuar, ndërkohë që falënderon Edberin që e ka zgjedhur atë ndër të gjitha vajzat e shtëpisë. Anaidi ndërron rol herë pas herë, duke i shkuar një herë si një shitës e më vonë si lypës, duke u munduar të thyejë monotoninë. “Të ka dhënë fati gjithë këtë femër e s’më hodhe një 2 mijë lekësh”, i thotë Anaidi në një moment Edberit, gjë që shkakton të qeshura tek ta. Ai më pas fillon të këndojë, duke imituar një personazh të “Portokallisë”, duke u munduar t’i argëtojë banorët. Më pas me Anaidin bashkohen edhe Vigani e Xhimi, të cilët këndojnë e kërcejnë, duke krijuar alegri në ambientin e kuzhinës e duke i bërë Eldorën dhe Edberin që të kalojnë momente gëzimi si në një festë të vërtetë. Më vonë kalojnë disa minuta vetëm, ku komplimentojnë njëri-tjetrin për veshjen dhe më pas i falënderojnë edhe banorët e tjerë, të cilët janë munduar për t’ia zbukuruar darkën. Vigani shkon në rolin e kamarierit për t’i çuar faturën e pas pak çohen, duke i dhënë kështu fund darkës së tyre.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment