Debat mes Anaidit dhe Marselinit


Marselini është në shërbim të Ilirit. Ai i ka thënë të përgatisi darkën për të. Ndërkohë që Anaidi i shkon pranë dhe i thotë Marselinit të mos konsumojë shumë produkte sepse buxhetin kanë të limituar për këtë javë. Me sa duket i gjendur përballë presionit të Ilirit nga njëra anë dhe kritikave të Anaidit nga ana tjetër, Marselini nuk e ruan dot qetësinë. Ai i kthehet ashpër Anaidit duke i thënë se atë që ai po gatuan është puna e tij dhe nuk beson se e ka tepruar me produktet. Djemtë kapen me fjalë me njëri-tjetrin. Ndërkohë edhe Marselini i përmend racionet e bukës Anaidit, që sipas tij ha 20 herë në ditë. Por tashmë problemi i ushqimit është një problem që i prek të gjithë. Pas këtij debati. Anaidi vazhdon ta ironizojë Marselinin. Ai nxit Ilirin që ti thotë Marselinit tja sjelli ushqimin duke kërcyer “Belly Dance”. Ai madje e shoqëron edhe me gjeste për tja ilustruar sa më mirë Ilirit. Por Iliri i thotë që shfaqja e “Belly Dance” nga Marselini do të jetë vetëm për një pjesë të caktuar të banorëve.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment