Debat Marselini-Anaidit “Ti s’je gjithësia këtu, je si një krimb i vogël në tokë”

Xhimi është duke përfunduar drekën dhe pranë tij shkon edhe Anaidi i cili e ndihmon në përgatitjen e sallatës. Ndërkohë që dreka pothuajse është gati dhe Xhimi me Anaidin diskutojnë se si do të ndajnë racionet e ushqimit, aty pranë vjen Marselini. Anaidi i thotë Xhimit që makaronat t’i ndajnë në gjashtë pjata, ku dy banorë të hanë në të njëjtën pjatë sepse nuk ka mjaftueshëm për të plotësuar 12 racione. Në këtë moment ndërhyn Marselini duke i thënë Xhimit që më mirë të bëjnë racione të vogla sesa të hanë në pjata të përbashkëta. Reagimi i Marselinit has në kundërshtimin e Anaidit i cili mundohet edhe që ta ofendojë dhe midis tyre lind një debat. “Kur ta marrësh ti përsipër hajde ndaji racionet si të duash, ti po deshe ulu në tavolinë dhe mos ha, ose shko ankohu në dhomën e rrëfimit” i thotë Anaidi Marselinit. Marselini ia kthen “nuk më kuptove, po thoja më mirë të gjithë nga pak dhe secili të vetën”. Anaidi vazhdon më tej duke i thënë se këtë herë është ai dhe Xhimi që e vendosin këtë gjë sepse kanë marrë përsipër drekën për të gjithë banorët dhe Marselini ia kthen me ironi “ pse thua ashtu se trazove një sallatë s’do të thotë se ti s’ke marrë gjë përsipër gatimin”. Anaidi mundohet që të prekë në sedër Marselinin dhe i thotë “e ke vënë re që nuk duam të japim shumë muhabet të gjithë, kështu që mos u sforco shumë të flasësh”. Marselini ia kthen me qetësi “mos i përfshi të gjithë sepse ti nuk përbën gjithësinë këtu brenda të jesh i sigurtë për këtë” dhe më tej shton “përbën një pjesë të vogël, ashtu sikurse përbën krimbi në tokë”. Të dy debatojnë për disa minuta ku Marselini i thotë Anaidit se ai mundohet që të vërë në dukje gjithçka që bën dhe në rastin konkret po vë në dukje se përgatiti sallatën. Më pas ai i thotë Xhimit “racionin tim ma hidh veç” dhe më pas thotë “unë s’dua fare makarona”. Kështu rezulton se debati i tyre nisi nga një shkak fare banal dhe përfundoi në ofendime e ngritje zëri.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment