Debat Marselin-Ilir;- Marselini “Ti mund të shkosh në finale, po s’do fitosh kurrë”

Marselini vihet përsëri në shënjestër të ngacmimeve dhe ironive. Këtë herë është Iliri ai që e ironizon. Marselini pasi shkëmben disa ironi edhe me banorët e tjerë i kërkon Ilirit që të debatojë me të vetëm për vetëm dhe jo ta ironizojë kur ai sulmohet nga banorë të tjerë. Kështu mes tyre lind një debat, por me tone më të qeta se sa kanë ndodhur zakonisht brenda shtëpisë deri tani. Iliri i thotë Marselinit në një moment “shumica e njerëzve në këtë shtëpi kanë më shumë respekt për mua se sa për ty” dhe Marselini ia kthen “je i sigurtë për këtë?”. Të dy djemtë debatojnë për disa minuta ku të dy akuzojnë njëri-tjetrin për sjellje jo të mirë dhe për vlera. Të dy e quajnë njëri-tjetrin “i pavlerë”. Marselini i thotë Ilirit “ti ke përdorur humorin për të ndenjur në shtëpi, por tani s’ke më se çfarë të tregosh dhe këtu duhet diçka më e fortë se kaq dhe këta njerëz që përdorin humorin s’e kanë të gjatë në këtë shtëpi”. Iliri me të qeshur ia kthen “si ka mundësi që unë do të shkoj në finale dhe ti jo”. Marselini me qetësinë më të madhe i thotë “siguria jote më bën për të qeshur” dhe më pas shton “ti mund të shkosh në finale, por të jesh i sigurtë që s’ke për të fituar kurrë”. Marselini duket se vë me shpatulla pas murit Ilirin dhe argumenton me qetësi të gjitha ato që i kanë thënë banorët e tjerë në debate. Ata janë kapur me pamjen e tij të jashtme dhe Marselini i thotë Ilirit se pamja e tij është bërë diskutim i banorëve sepse ata nuk kanë se çfarë të kapen me të. “Po të jesh burrë hajde dhe debato me mua, mos komento kur flasin të tjerët” thotë Marselini dhe më pas shton “ju të gjithë më jepni shumë rëndësi mua”. Diskutimi i dy djemve vazhdon për një kohë të gjatë ku të dy i thonë njëri-tjetrit se ka sjellje të gabuar në shtëpi.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment