Debat dhe ironi mes Anaidit e Joanës; Joana: “Kam marrë një vendim për ne të dy”


Pasi Elena dhe Eldora dalin nga dhoma, Joana e pyet sërish Anaidin rreth banoreve femra që ai shikon në finale, ndërsa Anaidi mendon se ajo kërkon që ai të përmendë emrin e saj për finaliste, por në të vërtetë nuk e shikon Joanën në finale dhe ia bën të qartë këtë gjë asaj. “Duke ndryshuar raportet midis ne të dyve, është normale që të ndryshojnë edhe mendimet”, shprehet Joana, duke hapur një diskutim lidhur me marrëdhënien e atyre të dyve. Ajo thotë se ata nuk janë kurrsesi si në fillim dhe se marrëdhënia e tyre tashmë ka ndryshuar shumë. “Ne e dinim që marrëdhënia jonë do të ndryshonte, pasi e kemi vërtetuar edhe më parë këtë gjë”, i thotë Anaidi. Ai mendon se ata janë duke mbajtur një raport korrekt me njëri-tjetrin dhe shton se raporti i tyre duhet të ishte kështu që në fillim. “Po, këtë raport duhet të kishim pasur”, e përforcon Joana. Ndërsa Anaidi thotë: “Herë pas here na rrëshqet këmba dhe ti e di shumë mirë për çfarë po flas”. Joana shprehet lidhur me vendimin që ka marrë për sa i përket raportit mes tyre, duke thënë se ka fshirë çdo gjë nga kujtesa për sa i përket lidhjes së tyre, pasi gjatë provës javore, ku dy çifte duhet të çoheshin e të kërcenin në pistën e vallëzimit, Anaidi e ka ofenduar, duke i thënë se ajo duhet t’i lante duart para se ta prekte atë. Anaidi e akuzon se banorët ia kanë përdorur veprimet e saj të pahijshme, për ta nxjerrë keq përballë publikut, ngaqë ajo nuk di ta nxjerrë veten nga situatat e vështira në të cilat përfshihet. Të dy shkëmbejnë disa batuta me ironi me njëri-tjetrin, ku Anaidi i përmend faktin që ajo ka fjetur pa pizhame me Ilirin, gjatë Provës Javore, ku ishte e detyruar të flinte me të. Ai i thotë disa herë me ironi se është femër e zjarrtë dhe Joana ndërsa del nga dhoma, ia kthen: “Të zjarri e kam gjithë lezetin”. “Mos e shit veten kaq lirë”, ia kthen Anaidi, i cili vazhdon të rrijë për disa minuta vetëm në dhomë. Joana del në kopsht, ku bashkohet me Edberin e fillon të bëjë shaka me të.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment