Collezione bën dhurata për banorët;-Elena e eliminuara e kësaj jave


Big Brother ka vendosur që të bëjë një tjetër surprizë për banorët. Këtë herë surpriza do të përfshijë të gjithë banorëve. Arbana fton banorët që të shkojnë në magazinë. Këtë herë aty ndodhen disa dhurata për banorët. “Collezione” u ka bërë banorëve dhurata, veshje të koleksionit të ri Pranverë-Verë 2013. përveç kësaj banorët ftohen që brenda një minute të marrin sa më shumë veshje, por duke i veshur ato. kështu krijohet një situatë shumë qesharake teksa banorët nxitojnë që të marrin sa më shumë veshje, por që nuk arrijnë t’i veshin siç duhet dhe duken qesharakë. Pas kësaj Arbana u komunikon banorëve se ashtu siç janë të veshur, do të mësojnë të eliminuarin e kësaj jave. Këtë herë leximi i zarfit nis me emrin e banorit që i shpëton i pari eliminimit dhe që këtë herë është Anaidi. Pas tij Eldora dhe më pas Arbana lexon emrin e Edberit si një nga banorët që i shpëton nominimit. Tashmë ngelet vetëm Elena dhe Vigani, por publiku tashmë e ka kuptuar se Elena është banorja që largohet këtë javë nga shtëpia, pasi Edberi dhe Vigani janë një konkurent i vetëm dhe kur shpëton njëri, automatikisht shpëton edhe tjetri.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment