Big Brother ka trajtuar shpeshherë fenomene shoqërore nga më të ndryshmet, i tillë ka qenë këtë vit rasti i Eldorës, vajzës që vuan nga talasemia. Por ajo nuk është e vetmja që ka hyrë në shtëpi për të përcjellë një mesazh. Sonte Big Brother ka vendosur që të zbulojë diçka shumë të veçantë që ka të bëjë me Shpendin. Ai jashtë ka një jetë të ngjeshur me aktivitete, ku ndër të tjera ka qenë edhe koordinator i një iniciative humanitare e cila ka pasur mbulim të gjerë në mediat kosovare. Bëhet fjalë për Naronin e vogël i cili është një fëmijë që ka lindur me një anomali në mëlçi dhe që i është dashur që të bëjë një transplanto të këtij organi për t’i shpëtuar jetën. Kjo ngjarje ka sensibilizuar dhe prekur një pjesë të madhe të shoqërisë kosovare, përfshirë këtu edhe persona publikë ku për pak ditë janë mbledhur një shumë e konsiderueshme lekësh për të mundësuar operacionin e Naronit të vogël. Arbana fton Shpendit dhe banorët që të ndjekin një klip në lidhje me këtë iniciativë të tij dhe të gjithë njihen me historinë e Naronit, familja e të cilit kishte kërkuar ndihmë sepse operacioni i tij mund të kryej në Gjermani dhe kërkonte një shumë lekësh që ata nuk i kishin. Shpendi së bashku me disa miq të tij kanë ndërmarrë një nismë humanitare duke i mundësuar Naronit transplantin që i shpëtoi jetën. Gjatë kohës që njihen me historinë, banorët preken dhe përloten. Fillimisht shfaqet Shpendi i cili tregon mes lotëve historinë e Naronit dhe më pas shfaqet për të një tjetër klip. Këtë herë Naroni i vogël shfaqet në krahët e të atit, plot shëndet sepse operacioni ka dalë me sukses. I ati i tij falënderon Shpendin dhe të gjithë ata që kontribuuan në nismën “Ta ndihmojmë Naronin që t’i vazhdojë buzëqeshja”. Shpendi po ashtu falënderon të gjithë ata që kanë dhënë ndihmesën e tyre për jetën e Naronit të vogël dhe i uron atij një jetë sa më të gjatë.


Pas momentit të surprizës së Shpendit Arbana përfundon leximin e zarfit për eliminimin e kësaj jave dhe fton Elenën që të lërë shtëpinë. Ndërkohë që ajo niset për në studion e spektaklit, Arbana bën të ditur se këtë javë nuk do të ketë të nominuar. Megjithatë kjo nuk bëhet e ditur për banorët. Vëllai i madh ka menduar diçka tjetër për javën që vjen dhe që do të ndryshojë shumë ngjarjet në shtëpi, por kjo nuk do të zbulohet deri atëherë. Për banorët Arbana thotë se do të ketë një nominim ndryshe. Këtë herë ata do të nominojnë në dhomën e ndenjes vetëm njërin prej tyre. Kështu banorët do t’ia thonë në sy njëri-tjetrit arsyen se përse zgjedhin të nominojnë njërin banor apo tjetrin. Kështu i pari që nominon është Iliri i cili nominon Joanën dhe pas tij edhe Shpendi, Eldora, Rikja, Elona dhe Edberi gjithashtu nominojnë Joanën. Ndërsa Joana, Anaidi dhe Vigani nominojnë Eldorën. Kështu banorët mendojnë se Joana dhe Eldora janë në nominim këtë javë, por kjo nuk është e vërtetë sepse këtë javë nuk do të ketë televotim.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment