Bie qetësia në shtëpi. Banorët hanë drekë në kampe të ndara.


Pas super debatit që ndodhi sot dhe komenteve të panumërta që banorët bënë për njëri tjetrin duket se filloi “armëpushimi”. Shpendi ndodhet në kuzhinë dhe po merret me pastrimin e frigoriferit, ndërkohe që Rikja dhe Eldora po ndihmojnë në sistemimin e ambientit. Iliri i cili gjithashtu ndodhet në kuzhinë ka marrë profesionin e kuzhinierit për sot dhe po gatuan drekën për banorët. Të gjitha diskutimet janë në kuadër të gatimit dhe duket që banorët kanë harxhuar shumë energji sot dhe janë shumë të uritur. Nga ana tjetër e shtëpisë, në zonën e lulishtes Edberi dhe Anaidi menduan të shfrytëzojnë kohën e mrekullueshme dhe hidhen në pishinë ku kalojnë disa momente aty. Djemtë improvizojnë edhe “hedhje nga trampolina” madje, ku duket qartë sa mall ndiejnë për plazhin dhe verën. Pishinës i shtohet edhe Vigani i cili fillon një lojë me uji me Anaidin dhe Edberin ku duken që po argëtohen pa masë. Elona ndërkohë njofton banorët që buxheti ka ardhur në shtëpi dhe fillojnë të merren me sistemimin e ushqimeve. Më pas banorët hanë drekën e cila ishte e ndarë me kampe. Pasi mbaroi së ngrëni Iliri, Rikja, Eldora, Elona dhe Shpendi u ul pjesa tjetër e banorëve.I vetmi që drekoi me grupin e parë ishte Vigani.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment