Bie gongu: Gati çifti tjetër


Më në fund “Valsi i Lumturisë” ka mbaruar. Banorët duken vërtetë të lumtur. Pas një kërcimi të gjatë, Joana thotë se “Valsi i Lumturisë” ju kthye në tmerr. “Syri” e bën mirë punën e saj. Aq mirë sa Xhimi ankohet dhe i thotë Oltës, domethënë syrit, që: “Na je bërë si burri i nënës me ato rregullat e tua angleze”. Olta preket por nuk reagon. Ndërkohë në sfond është vendosur sërish muzikë. “Individi” i parë është Vigan-Eldora ndërsa partneri i kërcimit i bie sërish Elona-Edber. Elona dhe Edberi sapo janë ulur dhe po pushojnë pas një kërcimi të gjatë dhe nuk ndihen fare të kënaqur nga kjo koincidence. Por prova është provë dhe banorëve u duhet ta përmbushin. Pasi përfundon, vjen rradha e “Individit” Anaidit-Elena. Ata e njohin këngën e tyre dhe dalin me vrap të gëzuar. Banorët zgjedhin goglat dhe partneri i tyre do të jetë Ilir-Joana, për të kërcyer. Muzika fillon dhe banorët mundohen ta kryejnë atë me koreografi, duke ndjekur udhëzimet e Anaidit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment