Batuta ironike mes Elonës e Edberit; Anaidi dyshon për një strategji mes Elonës e Rikes


Ndërsa banorët ulen në tavolinën e ngrënies për të darkuar, midis Elonës e Edberit fillon një diskutim ironik me kunja mes njëri-tjetrit, duke marrë shkas nga debati i disa orëve më parë. Elona i tregon zhgënjimin që është duke ndier nga ai gjatë kohëve të fundit, duke i përmendur se është duke luajtur shumë keq dhe se po shndërrohet komplet, duke mos treguar qëndrueshmëri. Edhe Edberi njëkohësisht ia kthen me ironi e kështu të dy shkëmbejnë disa batuta me njëri-tjetrin, ndërsa banorët e tjerë nuk ndërhyjnë. Pas pak në tavolinë bashkohen edhe banorët e tjerë e ndërsa janë duke darkuar së bashku, fillojnë të bëjnë biseda të përgjithshme e të qeshin me njëri-tjetrin për minuta të tëra. Ndërsa më vonë, Shpendi, Elona, Rikja, Vigani dhe Eldora shkojnë në sallon e fillojnë të bisedojnë, duke ndarë eksperienca nga jeta me njëri-tjetrin, duke treguar për raste të veçanta dhe të çuditshme që kanë kaluar në lidhjet që kanë pasur. Ndërsa në kopsht ndodhet Anaidi, Joana e Edberi, të cilët ndërsa flasin për Arbenitën dhe surprizën që Vëllai i Madh i ka bërë atij, Anaidi është duke menduar për ngjarjet e fundit në shtëpi. Ai fillon të tregojë disa situata që i ka bërë përshtypje, ndër to edhe afrimiteti mes Elonës e Rikes. Ai fillon të hamendësojë e të mendojë gjatë për to, duke menduar për një strategji që mund të jenë duke thurur.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment