Batuta e ngacmime midis “çifteve” para gjumit


Çiftet pasi bëjnë dush e pastrohen, veshin sërish bluzat e përbashkëta në çift e bëhen gati për të fjetur gjumë. Iliri fle në një krevat me Joanën, Anaidi me Elenën dhe Vigani me Eldorën në të njëjtën dhomë. Kështu, banorët fillojnë të komentojnë me njëri-tjetrin, duke krijuar situata xhelozie midis tyre. Vigani ngacmon Anaidin, teksa shikon të përqafuar me Elenën, duke i thënë: “Nuk e prisja prej teje, se prej Elenës jo e jo”. Ndërsa Joana, xheloze për Anaidin, bën sikur nuk dëgjon, por bën batuta me Ilirin, duke i thënë: “Ti Like s’më fute dot në krevat, unë të mora kollovar në krevatin tim”. Banorët qeshin me batutat e njëri-tjetrit, ndërsa vendosin të flenë të ndarë në çifte, sipas urdhrit të Vëllait të Madh. Anaidi thërret Oltën pas pak minutash, duke u munduar të tallet me të, por Olta ia kthen: “Nëse keni nevojë për në tualet ok, në të kundërt, unë nuk jam shërbëtorja juaj”. Kjo gjë shkakton të qeshura tek banorët, të cilët komentojnë fjalët e saj. Ndërsa pas pak aty shkon Shpendi e Xhimi, të cilët bëjnë shaka me banorët, duke hedhur batuta për mënyrën se si janë duke fjetur. “Mezi prite të flije pa Shpendin”, i thotë Shpendi Eldorës. Ndërsa Joana shprehet: “S’qenka edhe aq keq të flesh me hasmin, jo” Të gjithë banorët qeshin teksa pasojnë batutat e njëri-tjetrit. Anaidi dhe Elena ngrihen sërish nga krevati e shkojnë në kuzhinë për të ngrënë ushqim, ndërsa shkëmbejnë batuta e bëjnë shaka për disa minuta. Ndërsa banorët e tjerë në dhomë janë duke fjetur gjumë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment