Banorët zgjohen; Joana, Anaidi, Edberi dhe Vigani vazhdojnë të flenë


Në shtëpi ndizen dritat dhe vendoset muzika në sfond për të zgjuar banorët. Minutat kalojnë, por banorët vazhdojnë të flenë ende edhe pse tashmë ka afruar mesdita. Megjithatë ka edhe nga ata që zgjohen herët në krahasim me të tjerët. Si zakonisht banorët e parë që zgjohen janë Elona, Eldora e më pas Shpendi, Rikja dhe Iliri. Pasi përfundojnë punët e tyre personale të mëngjesit, ata dalin në oborr për të shijuar kafenë e mëngjesit me biseda e shaka të ndryshme mes tyre. Elona dhe Eldora janë banoret e para që nisin ditën e sotme. Elona shkon në kuzhinë për të larë enët. Eldora pasi ndërron bateritë e mikrofonave fillon që të diskutojë me Shpendin për buxhetin. Shpendi mendon se ata kanë bërë gabime në përllogaritjen e buxhetit dhe fillon të merret me këtë gjë, pa u çuar ende nga krevati. Më pas ai dhe Eldora dalin në oborr për të pirë kafe dhe pak më vonë aty vijnë edhe Rikja, Iliri dhe Elona. Banorët përshëndeten me njëri-tjetrin dhe pasi diskutojnë në fillim për gjumin, fillojnë të bëjnë shaka duke u ngacmuar. Kështu Rikja i thotë Ilirit se bën sikur nuk kupton ndonjëherë, sepse kështu i leverdis, ndërsa Shpendi i thotë asaj “je shumë e ëmbël, si sheqeri”. E ndërsa për një pjesë të banorëve dita ka kohë që ka nisur, një pjesë tjetër vazhdojnë ende të flenë. Joana, Anaidi, Edberi dhe Vigani vazhdojnë të flenë edhe pse tashmë ka kaluar një kohë e gjatë që në shtëpi është vendosur muzika për t’i zgjuar
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment