Banorët zgjohen;-Iliri përlotet duke parë fotot e mbesës


Në shtëpi ndizen dritat dhe në sfond vendoset muzikë për të lajmëruar kështu se tashmë duhet të zgjohen. Minutat kalojnë njëra pas tjetrës dhe banorët fillojnë që të zgjohen. Si zakonisht të parët që zgjohen janë Eldora, Elona, Shpendi e më pas Iliri e Rikja. Si gjithmonë, Anaidi, Joana, Vigani dhe Edberi zgjohen më vonë se të tjerët. Pasi zgjohen të gjithë merren me punët e tyre personale të mëngjesit dhe më pas dalin në oborr dhe fillojnë të shkëmbejnë bisedat e para të ditës. Megjithatë ka nga ata banorë që edhe pse zgjohen, preferojnë që të qëndrojnë më gjatë në shtrat duke dëgjuar muzikë. Iliri teksa zgjohet, merr albumin e fotografive të ditëlindjes së mbesës së tij Melisës dhe fillon t’i shohë fotot me radhë. Me mimikë ai tregon se është shumë i mallëngjyer për mbesën dhe familjen që ka lënë jashtë. në një moment ai përlotet. Teksa sheh fotografitë, Iliri qan dhe puth të mbesën dhe të ëmën e tij, për të cilat ka shprehur mall dhe dashuri gjatë gjithë kohës. Pasi sheh fotografitë Iliri del në oborr ku tashmë ndodhen, Shpendi, Eldora, Rikja dhe Elona. Ndërsa pjesa tjetër e banorëve tashmë po fillojnë të zgjohen.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment