Banorët zgjohen;-Elona flet kundër Anaidit dhe Joanës


Vëllai i Madh ndez dritat dhe muzikën në dhomat e gjumit dhe banorët fillojnë të zgjohen. Si zakonisht të parë që zgjohen janë Xhimi dhe Eldora. Si zakonisht Eldora ndërron bateritë e mikrofonave të të gjithë banorëve, ndërsa Xhimi e nis ditën duke folur me publikun jashtë nëpërmjet kamerave. Ndërkohë që edhe banorët e tjerë tashmë kanë filluar që të zgjohen me radhë njëri pas tjetrit. Teksa shijojnë muzikën në sfond ata merren me punët e tyre personale të mëngjesit, ndërsa jashtë ka ardhur mesdita me një mot të ngrohtë dhe me diell. Kështu banorët vendosin të shijojnë diellin teksa konsumojnë kafenë e mëngjesit. Xhimi del në oborr dhe pas tij edhe banorët e tjerë. Ndërkohë që nisin edhe bisedat e para të ditës. Djemtë, Xhimi, Shpendi dhe Iliri tregojnë histori të ndryshme duke ndenjur në diell, ndërsa Elona dhe Olta ndodhen në kuzhinë duke përgatitur mëngjesin. Një pjesë e banorëve vazhdojnë të jenë në dhomën e gjumit dhe Elona fillon të flasë kundër tyre. Ndër të tjera bie në sy ankesa e Elonës ndaj Joanës dhe Anaidit që flenë deri vonë, në një kohë që duhet të merren me larjen e enëve sepse sot është radha e tyre.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment