Banorët vazhdojnë të kërcejnë


Çiftet mundohen të koordinohen mes tyre për ta kryer provën sa më mirë. “Valsi i Lumturisë” është përsëritur dhe Elona-Edberi dhe Joana-Iliri janë të detyruar të vazhdojnë kërcimin. Iliri shpesh i shkel këmbën Joanës, e cila ankohet dhe nervozohet. Por Iliri i thotë që e ka këmbën e madhe dhe nuk ka ku ta çojë. Banorët i japin këshilla njëri-tjetrit në mënyrë që të kërcejnë sa më mirë dhe si rrjedhojë të pushojnë. Por jo. Është ende shpejt. “Valsi i Lumturisë” përsëritet sërish dhe ata vazhdojnë të kërcejnë. Mes banorëve ka një miks ndjenjash dhe mendimesh. Joana thotë që nuk do ta dëgjojë më “Valsin e Lumturisë”, ndërsa Iliri thotë: “Po e kapa atë Vaçen....” . Veç kësaj Joana në mënyrë konstante shkelet nga Iliri, i cili vazhdimisht i kërkon falje. Por ata edhe qeshin me njëri-tjetrin mes këtyre vuajtjeve.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment