Banorët pozojnë me rrobat e reja


Elona i ka mbledhur të gjithë banorët dhe i njofton se ka ardhur momenti për të bërë foto me rrobat e reja që kanë marrë. Banorët e dinin dhe janë bërë gati që më parë për këtë set fotografik. Vajzat janë lyer dhe janë veshur edhe djemtë gjithashtu. Elona mendon se do të ishte më mirë që të gjithë të dilnin në oborr. Dhe ashtu bëjnë, të gjithë dalin. Të parët që do të pozojnë përballë aparatit do të jenë Eldora dhe Shpendi. Elona i udhëzon se si do të ishte më mirë që të dilnin. Ata ndjekin me përpikmëri udhëzimet e saj. Fillimisht pozojnë ulur në tavolinën e oborrit, më pas pranë pishinës etj. Pas tyre pozojnë Iliri me Edberin. Ata kanë zgjedhur pak a shumë të njëjtin stil rrobash, por gjithsesi duken shumë mirë. Është rradha e Elenës dhe Joanës. Elena nuk ka nevojë për shumë udhëzime dhe duket e lirshme në veprimet e saj. Pas pak Elenës i bashkohet edhe Joana. E kështu me rradhë të gjithë banorët pozojnë për Elonën.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment