Banorët përsëritin historinë e memorizuar; Iliri nxit Shpendin kundër Anaidit


Gjatë ditës së sotme, Vëllai i madh u ka kërkuar banorëve që të përsërisin provën javore, që është njëkohësisht edhe indikacion për njërin nga sekretet. Ata e kanë krijuar sërish historinë, duke përdorur listën e titujve të këngëve që Vëllai i Madh u ka dhënë, duke shtuar vetëm lidhëza ose përemra veç titujve dhe asnjë fjalë më shumë. Pasi kanë ndërtuar historinë, detyra e tyre është që ta memorizojnë. Vëllai i Madh u ka lënë në dispozicion vetëm dy orë kohë për ta memorizuar tekstin e ndërtuar dhe gjatë ditëve në vijim do t’u kërkojë që ta riprodhojnë në mënyrë individuale historinë. Edhe pse tashmë e kanë dorëzuar tekstin tek Vëllai i Madh, Elona dhe Olta janë duke e përsëritur me njëra-tjetrën historinë, në mënyrë që të mos e harrojnë. Edhe në dhomën e ndenjes banorët janë duke përsëritur historinë, duke ia thënë me humor njëri-tjetrit e duke qeshur. Edhe Iliri, Shpendi e Elona fillojnë ta përsërisin në dhomën e gjumit historinë e krijuar më vonë, duke filluar të flasin dhe të hamendësojnë për ditën kur Vëllai i madh do t’i vendosë në provë. Më vonë kujtojnë një situatë të disa orëve më parë dhe fillojnë të flasin për lojërat dhe kurthet që ka qenë duke krijuar Anaidi, në bashkëpunim me Xhimin. “Kanë filluar të bëjnë një aleancë”, shprehet Iliri, gjë që i bën përshtypje Elonës, pasi nuk ka vënë re ndonjë bashkëpunim midis atyre të dyve. Ndërsa Shpendi mendon se bashkëpunimi mes tyre ka të bëjë vetëm me lojëra qesharake, pa kurrfarë interesi. “Ishte duke të komentuar ty për mënyrën se si kishe vënë ato gjërat në frigorifer”, i thotë Iliri Shpendit, duke u munduar ta nxisë kundër Anaidit, ndërsa Shpendi del nga dhoma.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment