Banorët përsërisin provën javore


Big Brother, vuri dje në dispozicion të banorëve disa tituj këngësh të cilat ata duhet ti kthenin në histori. Më pas ata shkruan historinë e tyre me gërma prej makaronash. Big Brother u kërkoi që me shkronjat e përdorura ata të gatuanin një supë dhe ta hanin në mënyrë që të memorizonin të gjithë titujt e përdorur si dhe vetë historinë. Big Brother i udhëzoi në mënyrë specifike që në historinë e tyre ata të përdornin vetëm titujt e këngëve, jo fjalë të tjera përveç lidhëzave apo përemrave. Banorët, nuk e zbatuan këtë pjesë thelbësore të provës për indikacion, ndaj Big Brother u komunikon banorëve që ata duhet ta përsërisin provën. Pavarësisht se ky proces ishte pjesë e indikacionit për sekretin numër 8, mbetej një provë e mirëfilltë, ndaj si e tillë ajo konsiderohet e “Parealizuar”. Big Brother u komunikon se nga kjo provë do të varet 25% e buxhetit te tyre javor. Detyra e banorëve tashmë është: 1. Të shkruajnë një histori duke përdorur vetëm titujt e këngëve që Big Brother u ka mundësuar 2. Këto tituj duhet të zenë të paktën 90% të tekstit të historisë së tyre. Pasi banorët të kenë rishkruar historinë, Big Brother do të vlerësojë nëse është e vlefshme ose jo, në mënyrë që të procedohet me fazën tjetër të provës: Memorizimin e Historisë. Kjo fazë e dytë është po aq e rëndësishme, pasi gjatë ditëve në vijim do tu kërkohet ta riprodhojnë individualisht historinë në momentin kur Big Brother do jua kërkojë. Banorët fillojnë menjëherë nga puna.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment