Banorët në Talk Show-n e rradhës


Banorët mblidhen për të zhvilluar një bisedë të hapur dhe të tregojnë opinionet e tyre për një temë të caktuar, ose ndryshe Talk Show. Kësaj here temën do ta drejtojë Iliri. Ai i njeh banorët rreth temës e cila do te jetë për civilizimin, tolerancën, bashkëbisedimin dhe respektin. Ai shton se sot nuk do të ketë moderator, por do të jenë të gjithë sëbashku dhe pauzat mund ti vendosin kur të duan. Ilri vendos të ulet në një kolltuk si gjithë të tjerët, duke mos preferuar të ulet tek kulltuku i kuq ku janë ulur moderatorët para tij. Iliri fillon temën i pari, për pyetjen se cili është sipas banorëve civilizimi. Civilizimi sipas Ilirit është njerëzim, qytetërim, nuk është asgjë tjetër përveç se tolerancë dhe bashkëbisedim. Por për Anaidin është diçka më tepër se aq. Ai thotë se ashtu siç ka një kod penal, ka edhe një kod civil. “Liria ime mbaron aty ku fillon e jotja” – thotë ai. Sipas tij civilizimi është ecja përpara e një kombi për tju përshtatur sa më mirë normativave. Sipas Marselinit civilizimi është raporti njerëzor, e drejta e fjalës, e karakterit, e vendosjes dhe e drejta e zgjedhjes pa limite. Pasi diskutojnë ca në lidhje me të drejtat e individit, Marselni e pyet Ilirin se përse e ka zgjedhur këtë temë dhe cili është qëllimi i kësaj teme? Iliri i përgjigjet se është respekt, tolerancë dhe bashkëbisedim, ai e ka zgjedhur këtë temë se brenda shtëpisë janë njerëz të kulturave të ndryshme. Xhimi del në mbrojtje të Marselinit dhe e pyet Ilirin se mos është ndonjë temë e kamufluar dhe ka dashur që nëpërmjet kësaj teme të dalë tek tema që i intereson atij? Banorët e kanë kthyer temën në arsye për të bërë ironi dhe të ngacmojnë njëri-tjetrin. Megjithatë Olta e merr fjalën dhe banorët i kthehen sërish rrjedhës normale që duhet të ketë një temë për Talk Show. Ato flasin edhe për tolerancën se sa hyn ajo në civilizim.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment