Banorët mësojnë nominimet;- Indikacioni për sekretin e Anaidit dhe dyshimet e banorëve


Arbana u komunikon banorëve se cilët janë të nominuarit e javës. Ata janë Elena, Eldora, Edberi, Vigani dhe Anaidi. Ajo i pyet të nominuarit se si e pritën ata nominimin dhe Elena me Eldorën thonë se e prisnin që të ishin në nominim këtë javë. Më pas banorët shprehin mendimin e tyre se cili prej të nominuarve që mund të dalë sonte. Pas kësaj bëhet mbyllja me shtëpinë dhe për publikun shfaqet një klip që ka të bëjë me sekretet e banorëve. Këtë javë në shtëpi është futur një tjetër indikacion që ka të bëjë me sekretin e Anaidit “Kujdesem prej 10 vjetësh për një person me nevoja specifike”. Shtëpia është kthyer në një kinema, ku banorët kanë parë filmin “Aromë Gruaje” dhe të gjithë janë prekur gjatë kohës që ndiqnin filmin dhe kanë vëzhguar njëri-tjetrin për të parë reagimet e tyre gjatë indikacionit që do të çonte në zbulimin e sekretit. Për këtë sekret janë futur indikacione edhe më parë, por deri tani asnjë nga banorët nuk ka arritur të zbulojë se kujt i përket ky sekret. Këtë javë ata kanë hamendësuar përsëri për këtë sekret ku Iliri ka menduar se mund të jetë sekreti i Eldorës dhe mund të ketë të bëjë me një familjar me aftësi të kufizuara. Nga ana tjetër edhe Shpendi ka shprehur dyshime rreth këtij indikacioni duke thënë se mendon se dikush në shtëpi, kujdeset, ose punon për shoqata që kujdesen për persona me aftësi të kufizuara. Pavarësisht dyshimeve askush prej banorëve nuk ka guxuar që të shkojë në dhomën e sekreteve për të shtypur butonin për gjetjen e këtij sekreti.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment