Banorët luajnë bejsboll


Anaidi me Shpendin kanë dëshirë të luajnë bejsboll. Ata duan të përfshijnë edhe banorët e tjerë. Të dy banorët fillimisht u shpjegojnë rregullat e lojës atyre që nuk i dinë, madje Anaidi dhe Shpendi i shoqërojnë edhe me shembuj. Në lojë hyjnë Iliri, Shpendi, Olta, Elona, Elena dhe Anaidi. Loja e bejsbollit fillon, Olta nuk mund ta godasi topin disa herë dhe Anaidi i thotë që nëse nuk e godet deri në tre herë atëherë eleminohet. Elena gjatë lojës pengohet dhe rrëzohet, ndërsa banorët e tjerë qeshin me të. Kur banorët varpojnë pas topit për ta kapur, Olta e frikësuar futet poshtë tavolinës. Banorët qeshin me të madhe kur shohin këtë skenë. Duket se ata po argëtohen shumë me këtë lojë të re, për disa prej tyre.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment