Banorët kundër Joanës dhe Anaidit: “turp, treguan që nuk kanë vlera njërëzore”. Joana: “Eldorës do t’ia nxij jetën”


Elona preket shumë nga shprehja e Anaidit dhe Joanës saqë për pak situata kalon në dhunë nga ana e Elonës. Megjithatë Elona arrin të përmbahet dhe del në oborr. Iliri është ai që mundohet ta mbajë afër dhe ta përkrahë. Ai e përqafon disa herë dhe e këshillon që të mos provokohet nga Anaidi dhe Joana. Më pas Iliri mundohet që nëpërmjet shakave të tij të bëjë që Elona të qetësohet. Ndërkohë që të gjithë banorët e tjerë mundohen që të përkrahin Elonën duke thënë se ky ishte një gjest i shumë i ulët nga ana e Joanës e cila nuk duhet të përmëndte gjëra që për të tjerët janë të shenjta. Eldora shprehet tepër e revoltuar që loja që po bën Anaidi me Joanën është shumë e ulët. Ajo pranon që kjo është një lojë dhe si e tillë mund të përdoret çdo lloj strategjie por në rradhë të parë njeriu duhet të ketë vlera njerëzore. Iliri nga ana tjetër e shef më në “prespektivë” situatën dhe është i bindur që nëse nuk ka gjykim nga banorët brenda do jetë publiku që kur të dalin “do ti godasë me gurë”. Po aq e indinjuar nga kjo situatë është edhe Rikja e cila shprehet se për Joanën është turp që është femër “Ne duhet të ofendohemi që ajo është si ne, femër”, për Riken ajo është thjesht një papagall që duhet ta mbyllim në kafaz. Por më pas biseda fokusohet te nominimet. Sipas Ilirit javën që vjen do të jetë Joana ajo që do të lërë shtëpinë sepse nuk e meriton qëndrimin më tepër. Elona dhe Rikja mendojnë që në nominim do të jenë të gjithë banorët në javën që do të vijë. Iliri, Rikja dhe Elona vazhdojnë diskutimin mes tyre por tashmë për Anaidin, i cili është pjesë e pandarë e diskutimeve që krijon Joana. Sipas tyre Anaidi nuk ka pse të ndërhyjë në situata në të cilat nuk është përfshirë. Por duke qënë se ai është i djallëzuar i bën këto veprime thjesht për të bërë të tjerët të dalin keq. Sipas Elonës Anaidi po bën një lojë shumë të pisët. Në fund të fundit të gjithë banorët do të dalin një ditë dhe jeta nuk është lojë. Duket shumë qarte që banorët janë ndarë në dy kampe, madje kjo ndarje sa vjen dhe thellohet për shkak të debateve që po ndodhin. Nga kampi tjetër ndërkohë, që ndodhen në anën tjetër të lulishtes,vazhdon po i njëjti diskutim për debatin Elona – Joana. Joana i rrëfen Edberit, Viganit dhe Anaidit që gjatë kohës kur po diskutonte me Elonën ajo e preku te buza duke i thënë “mos fol më”. Banorët komnetojnë këtë veprim duke thënë që Elona e humbi situatën. Joana tepër e acaruar nga kjo situatë që ka ndodhur shprehet edhe për Eldorën që “do ja nxij jetën deri sa të jem në këtë shtëpi”. Por Anaidi nuk e përkrah këtë ide dhe e këshillon mos të bëjë veprime të tilla për sa kohë që nuk e cënon njeri “Kjo është një lojë në fund të fundit”.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment