Banorët argëtohen


Një pjesë e banorëve kanë vendosur të luajnë. Joana, Vigani, Edberi, Elena, Olta dhe Eldora duan të luajnë lojën me të puthur. Loja do të zhvillohet në mënyrë të tillë. Njëri nga banorët ulet në karrige dhe mbyll sytë. Banorët e tjerë mblidhen rreth tij, ndërsa njëri e puth. Ai ose ajo që ka mbyllur sytë duhet të gjejë s cili e ka puthur. E para ulet Joana. Vigani e puth në buzë, por ajo nuk e gjen. Pas tij afrohet Edberi i cili e puth afër buzës, Kësaj rradhe ajo e gjen se kush e puthi. Më pas ata sëbashku me Ilirin, Shpendin, Anaidin dhe Elonën dalin në oborr dhe fillojnë të luajnë “baseball”. Iliri, Elona dhe Vigani janë në të njëjtën skuadër. Ata gëzohen shumë sepse deri tani janë në avantazh. Gjatë lojës banorët shkrihen së qeshuri me njëri-tjetrin sepse Iliri i gjuan topit aq fort sa ai kalon murin e shtëpisë. Gjatë lojës banorët tregojnë një mirëkuptim dhe harmoni perfekte.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment