Anaidi, Xhimi, Joana ironi me Ilirin


Banorët ndodhen në dhomën e gjumit dhe po bëjnë biseda të ndryshme. Joana ironizon Viganin duke i thënë se si ai ende nuk e ka kuptuar që Elena do ta përcjelli. Ajo shton se atë nuk e do njeri brenda shtëpisë, aty brenda bëjnë të gjithë si të duan, por asnjë nuk e do. Ajo e këshillon se ai duhet të mendojë se është njëshi në atë shtëpi ndërsa të tjerët vijnë pas. Në bisedë ndërhyn edhe Iliri, duke thënë se njëshi është ai dhe të tjerët vijnë mbrapa. Anaidi, Xhimi dhe Joana fillojnë të ironizojnë Ilirin në pothuajse çdo shprehje që ai thotë. Ata e ngacmojnë në lidhje me finalen, duke qënë se Iliri u thotë të gjithëve që do ti marri më vete në finale. Joana shton se gjysmën e atyre që kanë dalë i ka përcjellë vetë Iliri. Joana shton se turma do ta çojë Ilirin deri një javë para finales pastaj do vrasi veten. Ajo shprehet e bindur që Iliri do dalë, por edhe po shkoi në finale duhet të dijë se atje do jetë Anaidi, Xhimi dhe dy vajza. Ironitë, kunjat dhe ngacmimet mes banorëve vazhdojnë por edhe Iliri nuk mbetet pas në përgjigje.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment