Anaidi pyet banorët për arsyen pse duhet të fitojë BB-në secili; Rifillon debati Elona-Edi


Anaidi e Joana janë duke qëndruar në kopsht e ndërsa qëndrojnë pa folur për disa minuta me njëri-tjetrin, ndërsa më vonë Anaidi e pyet Joanën për arsyen që ajo mendon se secili nga banorët e shtëpisë së Big Brother mund ta meritojë fitoren dhe çmimin e madh. Joana fillon të bëjë ironi gjatë dhënies së përgjigjes, duke lënë të kuptohet se asnjëri prej tyre nuk e meriton fitoren, veç saj dhe Anaidit. Të njëjtën gjë ai bën ehe me Viganin e Edberin, duke i pyetur ata e duke i kërkuar të thonë një arsye për secilin banor. Të dy djemtë japin nga një arsye për secilin prej tyre, ndërsa bisedojnë për disa minuta së bashku. Pak më vonë Anaidi hyn brenda dhe e pyet Ilirin për të njëjtën pyetje që u bri edhe banorëve të tjerë, ku Iliri jep nga një arsye për secilin. Më pas pyet Shpendin, i cili përgjigjet vetëm për disa prej banorëve, duke dhënë edhe ai nga një karakteristikë për secilin prej banorëve. Ndërsa kur pyet Elonën, ajo refuzon të përgjigjet. Ndërsa banorët përgjigjen, Iliri ndërhyn e thotë për Joanën: “Nëse fiton ajo, unë do t’i mbaj mëri Shqipërisë”. Vigani mendon se secili prej banorëve ka nga nj vlerë apo nj karakteristikë pozitive, por nuk do të thotë se e meriton çmimin e madh. Ndërsa Edberi fillon të qeshë e të bëjë shaka, ndërkohë që përfshin edhe Elonën në shakanë e tij, ajo i thotë se ai është duke e ekzagjeruar dhe ajo nuk mund ta falë. Por Elona i kërkon që ai me sjellje të mundohet të ndryshojë e jo me fjalë. “Megjithëse nuk mund të kthehesh ashtu siç ishte”, ia kthen Elona. “Nëse do të sillesha me ty e të qeshja si në fillim, do ta kisha emrin Joana e jo Elona”, i bën të qartë ajo, duke i treguar se si duhet të sillet për disa minuta. Kështu, mes tyre rifillon sërish debati, ku Elona e indinjuar i kujton sjelljen e tij të gabuar, duke ia treguar me detaje të gjitha situatat, duke e fajësuar Edberin. Ndërsa Edberi thotë se e ka rifilluar sërish atë diskutim pa asnjë shkak e aq më pak me qëllim te keq. Ata tentojnë të sqarohen për disa minuta, megjithëse nuk ia arrijnë dot.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment