Anaidi: “Plani do të ndryshojë ngjarjet në shtëpi”; Joana: “Jemi provokatorët e shtëpisë”


Anaidi qëndron në kuzhinë e fillon të hajë diçka, ndërkohë që Xhimi është larguar për të fjetur gjumë. Pas pak aty shkon edhe Vigani e të dy diskutojnë rreth planit. Anaidi e vë në dijeni Viganin se i ka treguar Xhimit rreth planit dhe se ata nuk duhet të mundohen ta përfshijnë ata mes të tjerëve. Elena e Joana janë duke biseduar në dhomën e gjumit me njëra-tjetrën, për sa i përket marrëdhënies së tyre me Anaidin e Viganin. Pas pak Vigani shkon e i thërret të dyja, në mënyrë që ta diskutojnë të katërt me detaje vënien në jetë të planit. Pasi vijnë vajzat, ai i tregon se Xhimin e kanë përjashtuar nga plani, duke e sqaruar se në shumë situata Xhimi ka mbajtur anën e tyre në debatet të ndryshme. Joana nuk është shumë dakord me këtë gjë, pasi mendon se Xhimi është i paparashikueshëm e nuk është sjellë mirë me të, por Anaidi arrin ta manipulojë e t’ia mbushë mendjen. Ata fillojnë të mendojnë skena të ndryshme se si mund ta përdorin planin e tyre me banorët. Pasi flasin gjatë rreth vënies në jetë të planit të tyre, Anaidi i kërkon banorëve që ta bëjnë edhe Xhimin pjesë të planit sepse ai mund t’i ndihmojë, por Joana nuk është shumë dakord lidhur me këtë. Anaidi ia mbush mendjen banorëve, duke thënë se Xhimi është inteligjent e veç kësaj është afër me pothuajse të gjithë banorët e duke u nisur nga këto arsye, Anaidi ua mbush mendjen se është në të mirë të tyre që ta bëjnë pjesë të planit. Anaidi mendon se ky plan do të ndryshojë disa ngjarjet dhe situatën në shtëpi, pasi banorët janë duke diskutuar për të njëjtat gjëra gjatë gjithë kohës. “Jemi provokatorët e shtëpisë”, thotë Joana, duke e justifikuar lojën e tyre si në të mirë të lojës, pasi sipas saj, kjo është arsyeja se pse janë futur në Big Brother. Më pas shkojnë në dhomën e gjumit për të fjetur gjumë, duke u shtrirë në krevatet e tyre dy e nga dy. Ndërkohë, Anaidi fillon të flasë për Marselinin dhe për lojën e vështirë që është duke bërë ai, duke qenë se shumicën e kohës është vetëm. Pak minuta më vonë, të katërt i zë gjumi.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment