Anaidi për intrigat ndaj banorëve: “Të gjithë do të na komplimentojnë, janë thjesht lojëra”


Anaidi vazhdon të flasë me banorët e tjerë, edhe pasi largohet Xhimi nga dhoma, duke justifikuar inskenimet dhe sulmet që i kanë bërë Marselinit, Ilirit e banorëve të tjerë gjatë këtyre ditëve. Ai thotë se të gjithë kanë për t’i komplimentuar rreth skenave që ata kanë krijuar, pasi duken haptazi që janë lojëra mes tyre. Të të njëjtit mendim janë edhe banorët e tjerë. Pas disa minutash duke biseduar, ata vendosin të largohen, duke shkuar nëpër dhomat e gjumit. Joana shkon në dhomë e fillon të flasë me Eldorën rreth shkollës, degëve për të cilat kanë studiuar dhe profesionit që do t’i pëlqente të kishin. Elona shkon në dhomën e gjumit dhe e pyet Oltën se çfarë bisedash ka qenë duke bërë me Ilirin. Olta i tregon se ata ishin duke folur për filmat që kanë parë e ndërkohë e fut edhe Elonën në bisedë, duke i treguar disa subjekte filmash. Më pas vajzat flasin për ushqimin që preferojnë si edhe për kuzhinën kineze e angleze. Elona thotë se kuzhina kineze nuk i pëlqen aspak. Ndërsa në dhomën tjetër të gjumit Anaidi, Joana, Vigani e Elena janë duke folur për pushimet dhe shëtitjet e ndryshme që kanë bërë. Pas bisedave mes njëri-tjetrit, banorët vendosin të flenë, ndërkohë të gjithë banorët e tjerë janë në gjumë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment