Anaidi nxit Xhimin që të debatojë me Ilirin, por debati dështon


Banorët ndodhen në dhomën e ndenjes, ndërsa Anaidi fillon që të nxisë Xhimin të debatojë me Ilirin. Ai ia ka treguar Xhimit planin e tij për të provokuar Ilirin dhe mundohet që ta nxisë kundër tij. Në një debat gjatë javës Iliri ndër të tjera i thotë Xhimit se e ka vënë re se ai e ka marrë inat, por nuk ia thotë se për çfarë e ka fjalën konkretisht. Anaidi kapet pas këtij detaji dhe mundohet që të nxisë Xhimin që të debatojë me Ilirin. “S’ta sqaroi Likja atë muhabetin e inatit?” i thotë Anaidi Xhimit dhe ai i përgjigjet “jo, ja ta pyes pak” dhe afrohet aty ku ndodhet Iliri bashkë me të tjerët duke iu drejtuar “Like s’ma sqarove një çikë pse të kisha inat unë ty?”. Iliri i përgjigjet “unë e di që ti ke ca inate të vjetra me mua, por do të t’i them ndonjë ditë tjetër”. Ndërkohë Anaidi ndërhyn përsëri që nga kuzhina, ndërsa Xhimi mundohet që të përfshijë në debat kundër Ilirit banorë të tjerë dhe i drejtohet Marselinit “si mendon ti, pse duhet ta kem inat unë?”. Marselini nuk i kthen përgjigje, ndërkohë që as banorët e tjerë nuk ndërhyjnë. I vetmi që ndërhyn është Shpendi i cili i thotë Anaidit “provokimi i radhës është ky?” dhe Iliri vazhdon pas tij “le të vazhdojë se unë nuk bie në provokime”. Shpendi mundohet të tregohet i drejtë duke iu drejtuar Anaidit “pse insiston kaq shumë të dish pse Iliri e ka thënë atë gjë”, por Xhimi ndërhyn duke i thënë Shpendit se ai kërkon ta sqarojë vetë me ilirin këtë pjesë dhe se nuk është aspak provokim. Ndërkohë Shpendi i thotë Xhimit “fola me Anaidin, ju të dy sqarohuni vetë, s’dua të ndërhyj tek ju” dhe më pas nuk flet. Xhimi vazhdon të pyesë Ilirin duke u munduar që ta bëjë të flasë, por Iliri qëndron Indiferent dhe i thotë se po lodhet kot pasi ai nuk ka ndërmend të flasë në ato momente. Anaidi ndërhyn përsëri që nga kuzhina duke thënë “nuk ta thotë se s’ka arsye, do të mendojë ca ditë të gjejë një arsye”. Iliri nuk i përgjigjet, por vetëm qesh me ironitë e Xhimit dhe Anaidit. Xhimi tenton për minuta me radhë që të debatojë me Ilirin, por ai nuk bie pre e provokimit të tij dhe Anaidit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment