Anaidi “Nuk pres mundësinë e dytë të Joanës, ndaj nuk e mendoj për jashtë”


Banorët ndodhen të shpërndarë nëpër shtëpi, sipas çifteve të provës. Elena dhe Anaidi ndodhen në dhomën e gjumit duke biseduar me njëri-tjetrin. Ata flasin për provën dhe fillojnë të numërojnë indikacionet që janë dhënë deri tani në shtëpi dhe hamendësojnë se kujt mund t’i përkasin ato indikacione. Në një moment Elena pyet Anaidin “Çfarë mendon se do të ndodhë me ju të dy kur të dilni që këtu” dhe Anaidi fillon të flasë për raportin që ka me Joanën dhe si do të vazhdojë historia e tyre jashtë. “Nuk e di si do shkojë” thotë Anadi dhe pasi qëndron disa minuta i menduar thotë “mos harrojmë që ajo ka lënë një njeri tjetër jashtë, një njeri që e do shumë dhe e respekton shumë”. Anaidi thotë se duke u nisur nga dhuratat që ish i dashuri i Joanës i dërgoi në shtëpi gjatë spektaklit të kaluar dhe reagimi i Jonës tregon se ata të dy ndjejnë shumë për njëri-tjetrin. “Pas gjithë atyre gjërave që ndodhën, ai i dërgoi gjithë ato dhurata dhe kjo tregon që edhe ai e do shumë” thotë Anaidi dhe më pas shton se nga këto mendon se ata të dy mund të kthehen përsëri bashkë kur të dalë Joana. Elena komenton pas tij “po kush nuk do t’i pranonte dhuratat” dhe më pas shton “ajo e ka ndarë mendjen që nuk kthehet më, sidomos sa të jetë këtu brenda”. Në fund Anaidi thotë “e po unë nuk jam njeriu që duhet të presë Joanën deri sa t’i jepet një mundësi e dytë, e tretë apo e katërt, prandaj nuk kam se si ta mendoj fare këtë pjesën se çfarë do bëj unë me Joanën jashtë”. Më pas ata ndryshojnë temën e bisedës së tyre.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment