Anaidi mundohet të përfitojë nga debati Elona-Edber;- Elona i kundërvihet ashpër


Gjatë kohës që Elona debaton me Edberin dhe Viganin duke u thënë se dyshon për një lojë të tyre dhe për këtë ka vëzhguar disa detaje. Ndër të tjera ajo u ka thënë në një moment “Kot nuk ka ardhur Kosova njëherësh!” dhe Anaidi mundohet të shfrytëzojë shprehjen e saj duke thënë se ajo me këtë shprehje po paragjykon Kosovën. Elona nuk e pranon këtë gjë dhe i kundërvihet ashpër Anaidit. Elona i thotë Anaidit se ai po mundohet që të shfrytëzojë debatet e të tjerëve dhe po përdor keq fjalët e saj, por më të nuk mund t’ia dalë. “E thashë Kosova, sepse asnjëherë nuk ka ndodhur që dy konkurentë nga Kosova të hyjnë në Big Brother njëherësh” thotë Elona duke sqaruar se kjo është një arsye për të menduar se Edberi dhe Vigani kanë një lojë bashkë, ose ndoshta janë me mision. Në këtë mënyrë ajo i është afruar së tepërmi sekretit të tyre edhe pse nuk e di që ky është sekreti dhe jo strategji loje. Anaidi i thotë Elonës se ajo po paragjykon dhe Elona mbrohet ashpër duke i thënë Anaidit se kjo nuk është e vërtetë, por ai mundohet të kapet vetëm pas një fjale për të krijuar një debat dhe për të përfituar nga diskutimet dhe zënkat e të tjerëve. Për disa minuta me radhë ata të dy debatojnë ku Anaidi kapet realisht me fjalët e Elonës, por duke parë që ajo mbrohet me kundërargumente të forta, nis të përdorë edhe pjesë debatesh që kanë ndodhur më parë në shtëpi. Anaidi mundohet që të prekë në sedër Elonën duke i thënë se ajo flet gjatë gjithë kohës për Francën, por Elona e kundërshton duke i thënë “je ti ai që përmend Tirona, Tirona gjithë ditën, por unë kam ardhur këtu dhe jam në vendin tim” thotë Elona duke iu referuar faktit se ajo është vetë nga Tirana. “Ti kapesh vetëm te interesi jot, ti nuk e di se si ndodh ngjarja, por vë gishtin mbi një fjali për të nxjerrë të keq banorët e tjerë” i thotë Elona Anaidit. Ai i thotë “ti po paragjykon Viganin se po bën lojë” dhe Elona ia kthen “shyqyr që të ka ty Viganin që ta mbrosh”. Të dy akuzojnë njëri-tjetrin se mbrojnë banorët e tjerë dhe se sjellja e tyre kanë të bëjnë me nominimet dhe lojën. Debati i tyre vazhdon gjatë duke hedhur akuza e ironi mes njëri-tjetrit, ndërkohë që banorë të tjerë përfshihen në të dhe shtëpia bëhet shumë e zhurmshme.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment