Anaidi Joanës: “Po të duash kalo te grupi që ishe”


Anaidi me Joanën janë duke ngrënë bukë. Aty pranë është ulur edhe Xhimi i cili gjithashtu është duke ngrënë bukë. Joana bën shaka me Anaidin, dhe më pas shton: “Vetëm Xhimi është me ne. Vetëm Xhimi dhe 3 milion shqiptarë” . Me sa duket kjo shprehje nuk i pëlqeu shumë Anaidit. Ai thotë që ajo ka një të keqe. E keqja asaj është se ruhet mos e dëgjojë Xhimi, por harron që e dëgjon “Shkëlqimi”, duke ju referuar kamerave dhe 3 milion shikuesve. Joana shton se asaj i pëlqen të bëjë shaka si në rastin konkret, por gjithashtu nuk i pëlqen shumë të ndjeki rregullat. Ajo e karakterizon veten si një tip që shpesh i pëlqen ti bëjë gjërat mbrapsht. Këtë mendim ajo e ka edhe për Anaidin. Asaj i duket se edhe ai është tip që nuk i pëlqejnë shumë rregullat, prandaj dhe i shkon biseda të dyve. Por Anaidi nuk e mbështet. Ai i thotë se Joana ja ka përmendur shpesh që ata të dy ngjajnë, por nuk është ashtu dhe se atij nuk i pëlqen të shkelë rregullat. Pasi mbarojnë drekën ata çohen nga tavolina dhe mbledhin pjatat. Anaidi i kujton Joanës se është rradha e saj të lajë enët. Ndërsa ajo thotë që tani nuk ka për të larë asgjë, por do lahet vetë, do bëjë fotot me rrobat e reja dhe pastaj do lajë enët. Anaidi, i thotë se është puna e sajë se çfarë bën, ai thjesht po e kujton të bëjë atë çfarë ajo ka për detyrë. Me sa duket Joanës nuk i erdhi mirë dhe i thotë: “Prandaj lan enët e mëngjesit ti, se shiko sa janë këto të darkës”. Ndërsa Anaidi i përgjigjet që nëse nuk i pëlqen, ajo mund të kalojë tek grupi që ishte, me Marselinin, e ka vetë në dorë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment