Anaidi i instrukton banorët e tjerë për një plan kundër Ilirit; Banorët pranojnë

Tashmë dritat në shtëpinë e Big Brother janë fikur dhe disa nga banorët janë duke fjetur gjumë, por pjesa më e madhe prej tyre janë ende zgjuar. Anaidi, Edberi, Elena, Joana dhe Vigani janë duke ngrënë diçka në tavolinë, ndërkohë që thurin plane për marrëdhënien me banorët në shtëpi dhe mënyrës së si mund t’ia vështirësojnë qëndrimin në shtëpi disa prej banorëve. Plani i Anaidit është që Elena të rrijë sa më afër Ilirit këto ditë në mënyrë që ta shpërqendrojë atë rreth ngjarjeve e banorëve të tjerë. Ai mendon që Elena të shtiret sikur është zënë me Viganin dhe ajo pranon ta vërë në punë këtë plan. “Ne po inskenojmë diçka për të parë reagimin tyre, por njëkohësisht jemi një javë para tyre”, thotë Anaidi, i cili i sugjeron që të hapë edhe një debat me njërin nga banorët, për të parë reagimin e Ilirit. Njëkohësisht Anaidi i propozon Joanës që këto ditë të jenë më larg njëri-tjetrit e të mundohen të përqendrohen tek ngjarjet në shtëpi. Anaidi thotë se do të shtyjë Xhimin që të mbajë distancë me Oltën. Ndërsa Elena do të bëjë sikur krijon zënkë me Viganin e pas kësaj do të afrohet me Ilirin. Joana mendon se Iliri do të tërhiqet nga Olta e kështu, Olta do të mbetet vetëm. Të gjithë banorët e pranishëm janë dakord me planin e kërkojnë ta vënë në punë sa më parë. Pra banorët kërkojnë që me anë të këtij plani të zbulojnë nëse Olta dhe Iliri ndiejnë apo kanë diçka më shumë me njëri-tjetrin apo jo. Pak më vonë, të gjithë vendosin të shkojnë të flenë, ndërkohë që të gjithë banorët e tjerë janë në gjumë, veç Oltës e Elonës, të cilat vazhdojnë të flasin me njëra-tjetrën.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment