Anaidi flet me superlativa për Joanën: “Është person pozitiv e të gjendet pranë në çdo moment”


Në kopsht ndodhet Vigani, Edberi dhe Anaidi, të cilët fillojnë të diskutojnë për ngjarjet gjatë spektaklit dhe për mënyrën se si Vëllai i Madh ka vendosur që t’i çojë në nominim banorët për këtë javë. Anaidi mendon se të gjithë do të jenë në nominim, duke menduar se kanë dhënë vetëm nga një emër për banorin që duhet të shkonte në televotim. Ai mendon se kjo gjë është bërë që të mos ishte vetëm Joana banorja e nominuar, pasi siç u pa, të gjithë nominuan Joanën. Anaidi mendon se fakti që të gjithë e nominojnë atë javë pas jave, e bën më të rëndësishme në sytë e publikut dhe sipas tij, fiton imunitet dhe nuk mund të dalë nga shtëpia për një kohë të gjatë. Ai flet me superlativa për Joanën, duke thënë se ajo nuk është aspak person negativ, ashtu siç mendojnë shumica e banorëve. “Nëse ka një njeri brenda kësaj shtëpie që të qëndron afër në çdo situatë, ajo është vetëm Joana”, thotë Anaidi, gjë që i çudit dy djemtë, të cilët nuk preferojnë as ta komentojnë atë që ai thotë. Anaidi mendon se në nominim këtë javë do të jetë Joana dhe Eldora. Ndërsa për Eldorën, Anaidi mendon se është njeri me dy fytyra. Ai tregon një rast, ku thotë se ka qenë edhe vetë prezent, ku Eldora edhe pse i kërkoi falje Joanës, e nominoi sërish në sy gjatë spektaklit të mbrëmshëm. Pas pak aty shkon edhe Joana dhe djemtë e vazhdojnë këtë bisedë edhe në prezencë të saj, ndërsa Edberi mundohet ta kalojë bisedën e të flasë për Elenën. Joana largohet pas disa minutash, ndërsa djemtë flasin për lojën që banorët për mundohen të bëjnë dhe karakterin që mund të jetë më shumë i pëlqyer në sy të publikut.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment