Anaidi e Joana sqarojnë xhelozitë për njëri-tjetrin; Joana për Elenën: “S’bënte asgjë në shtëpi”


Anaidi e Joana vazhdojnë diskutimin mes tyre edhe pasi largohet Vigani e Edberi prej tyre. Tashmë ata diskutojnë për afrimitetin që ka krijuar Anaidi me Elenën gjatë kësaj jave dhe xhelozinë e Joanës kundrejt tyre. Anaidi justifikohet e thotë se mes tyre nuk ka pasur një afrimitet dhe se Elena do të ishte personi i fundit me të cilin do të lidhej. Por pas kësaj Anaidi i kujton asaj afrimitetin që ajo ka pasur me Edberin dhe së fundmi edhe me Viganin, duke thënë se e zhveshur, vetëm me të brendshme, ka qëndruar shumë afër tij, duke e puthur e përqafuar. Të dy mundohen t’i kujtojnë raste të tilla, të cilat nuk i kanë pëlqyer tek tjetri, ndërsa Anaidi e siguron se mes tij e Elenës nuk mund të kishte asgjë më tepër veç miqësisë. Më pas të dy flasin për strategjinë e lojës, ku Joana mendon që të fillojë të sulmojë Riken gjatë kësaj jave. “Do të filloj ta vëzhgoj deri të hënën e pastaj do të filloj të merrem me të”, thotë Joana. Më vonë ajo flet për Elenën dhe daljen e saj, duke thënë se Elena nuk po bënte asgjë në shtëpi dhe se nuk ka bërë asgjë që në momentin që ka hyrë. “Taka që në mëngjes, vetëm vishej e asgjë nuk bënte”, thotë Joana. Ndërsa Anaidi mundohet të ndërrojë bisedë. Ndërsa më vonë Anaidi shkon në dhomën e gjumit për të fjetur e afër tij shkon Vigani, i cili i tregon për klipin e transmetuar nga Vëllai i Madh për të dhe Elenën. Pas pak minutash të gjithë banorët shtrihen për të fjetur gjumë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment