Anaidi e Edberi sqarohen; Anaidi: “Ke bërë gabim me Joanën, por mua më intereson loja”


Në dhomat e gjumit ka kohë që janë fikur dritat dhe disa nga banorët janë shtrirë për të fjetur gjumë. Ndërsa Anaidi dhe Edberi dalin në ambientet afër pishinës duke biseduar me njëri-tjetrin rreth qëndrimit në Big Brother, banorëve dhe lojës të cilën janë duke bërë. Anaidi tregon për veten, duke thënë se edhe kur duket se është duke u argëtuar apo duke u sorollatur kot nëpër shtëpi, ai në fakt është duke menduar rreth mënyrës se si do të sillet apo se çfarë mund të bëjë me banorët. “Unë ia bëj analizën të gjithëve”, shprehet ai. Të dy më vonë fillojnë të falsin për Elonën, duke shprehur konsideratë për të, por Anaidi thotë se relatat e tyre kanë ndryshuar kohët e fundit. “Në fillim e kam dashur shumë dhe ia kam shprehur faktin që e kisha përzemër”, thotë Anaidi, por shton se veprimet e saj gjatë kohëve të fundit nuk i kanë pëlqyer. “S’më kanë pëlqyer as ofendimet e saj ndaj Joanës gjatë kohës që ishte me mua, pasi mund ta kishte sulmuar ndryshe”, thotë Anaidi. Më pas ai gjykon edhe diçka tjetër që nuk i pëlqen tek Elona, faktin që ajo nuk ka treguar asgjë për veten e saj. Anaidi mendon se publiku kërkon që të dije gjithçka rreth tyre, ndërsa Edberi ka mendimin se secili mund të zgjedhë të bëjë cilëndo mënyrë që do për sa i përket lojës dhe se është zgjedhja e saj që të mos i tregojë historitë personale. Anaidi flet për marrëdhënien e tij me Joanën, për të cilën thotë se e ka këshilluar që ajo të tërhiqet dhe ta respektojë veten që pas surprizës që i bëri i dashuri i saj jashtë, duke i futur në shtëpi rrobat. Ndërsa Edberit i vë në dukje një gabim që ka bërë lidhur me Joanën, duke i kujtuar që Edberi i ka kërkuara saj të flenë bashkë. “E kam bërë pa të keq”, shprehet Edberi. Pasi e komenton, Anaidi thotë se tashmë ka kaluar ajo situatë dhe ai nuk e mendon më, por thekson se tashmë është duke u përqendruar te loja dhe se fitorja për të është më e rëndësishme se gjithçka tjetër. Pas pak minutash të dy vendosin të shkojnë brenda e të shtrihen të flenë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment