1 Prilli


Xhimi u bën një lojë banorëve. Ai hyn në dhomë dhe u jep instruksione se si duhet të veprojnë. Pasi i çorienton me disa rregulla ai u kërkon banorëve të hyjnë nëpër dhomat e gjumit. Vajzat duhet të hyjnë tek dhoma e tyre, ndërsa djemtë tek dhoma e tyre. Pasi i futi të gjithë banorët nëpër dhoma, ai vetë kthehet në kuzhinë dhe flet me vete “1 Prilli, 1 prilli” dhe bën me shenjë që i ka përzënë të gjithë banorët. Ai duket i lumtur me atë që sapo ka bërë. Madje ai fillon të hajë pa ë prishur terezinë. Ai vazhdon të flasi me kamerat dhe me publikun, ndoshta edhe me veten e tij “Aty të rrini, aty. Të mos dali asnjë nga prova e javës” dhe qesh me vete. Më pas ai vendos të lirojë banorët dhe niset për tek dhomat e gjumit. Gjatë kësaj kohe ai mendon dhe qesh me vete. Pasi hap derën e djemve i pari që i bie hiles është Shpendi i cili thotë : “E kam ditur, e kam ditur”. Por Xhimi ikën me vrap për tek dhoma e vajzave. Gjithashtu edhe Anaidi e prani që Xhimi i mashtroi. Të gjithë banorët qeshin me shakanë e Xhimit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment