Mar 4, 2013

Joana qan për të dashurin


Joana me Oltën ndodhen në kopësht dhe bisedojnë për dasmat. Joana i tregon Oltës dëshirat e saj, që kur të martohet kërkon të marrë një organizatore për ceremoninë. Olta tregohet e gatshme ti ofrojë ndihmën e saj në organizimin e dasmës, por vetëm nëse është shoqëruese nderi. Në një moment Joana përlotet dhe sikur ndjen vështirësi të mbushet me frymë. Ajo i rrëfehet Otës për të dashurin, me të cilin me sa duket ka kaluar një problem dhe i thotë që edhe nëse ndodh diçka, ajo shpreson dhe beson se do të mbeten miq. Olta si për ta ngushëlluar i flet për ish lidhjen e saj dhe si është ndarë ajo nga i dashuri. Joana thotë se atë e prek më shumë pjesa, që ajo nuk do të ndahet prej tij. Ajo ka një histori të gjatë 6 vjeçare. Olta i tregon se edhe ajo pak a shumë në të njëjtën situatë ka qënë, në një histori 8 vjeçare me një djalë dhe u nda prj tij. Gjërat nuk shkonin siç duhej, pavarësisht se edhe ajo e donte. Joana ndihet keq dhe shpërthen në lot, ndërsa Olta nga ana tjetër mundohet ta ngushëllojë.

0 comments:

Post a Comment

 
| Owned by MMG |