Zgjim i vështirë për banorët


Vëllai i Madh i zgjon me vonë se zakonisht banorët ditën e sotme. Kjo vjen si pasojë e qëndrimit zgjuar deri në mëngjes e një pjese të mirë të banorëve. Si zakonisht, ndizen dritat dhe vendoset muzika në sfond, por duket se zgjimi për ta është shumë i vështirë. E para që zgjohet është Eldora, e cila pasi vishet, del jashtë e fillon të merret me punët personale të mëngjesit. Pas saj fillojnë të zgjohen edhe disa nga banorët e tjerë si: Etleva, Elona, Arsimi, Elena dhe më vonë edhe disa të tjerë. Joana dhe Etleva ngrihen nga krevati dhe fillojnë të kërcejnë me këngën në sfond. Pas pak minutash, Olta, Etleva dhe Arsimi flenë sërish, ndërsa Elena shkon për të bërë dush. Duket se zgjimi i banorëve ditën e sotme është më i vështirë se zakonisht.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment