2012-05-23

Prova javore: “Top Energy”; Genta e Françeska fitojnë lojën

Banorët marrin zarfin me provën e fundit javore, të titulluar “Top Energy”, syri dhe dora. Françeska lexon zarfin e provës ku thuhet se në oborrin e shtëpisë ndodhet një kënd në të cilën janë vendosur kanaçet Top Energy, e ata duhet të ndahen në çifte për të realizuar provën. Detyra e secilit çift është të gjuajë në shenjë me top kanaçet, por duhet bashkëpunuar në çift. Zhvillimi i lojës: 2 partnerët e një çifti do të veshin një T-shirt, e të dy do të nxjerrin kokat nga e njëjta bluzë. Çifti do të vendoset përpara tabelës. Partneri me sytë e lira do të qëndrojë përballë tabelës për ta parë vendosjen e kanaçeve dhe vendndodhjen e topit. Çifti rrotullohet dhe partneri 1 me sytë e lidhura dhe duart e lira, qëndron përballë tabelës, merr topin e gjuan në shenjë. Partneri 2 duhet të orientojë partnerin 1 për të marrë topin dhe për të gjuajtur drejt kanaçeve në shenjë. Secili çift ka pesë gjuajtje, për çdo gjuajtje partneri 2 kthehet shikon vendosjen e kanaçeve, rrotullohet dhe ia shpjegon partnerit 1, i cili do të gjuajë drejt tyre. Çifti i cili arrin të rrëzojë më shumë kanaçe me 5 gjuajtje është çifti fitues, e do të përfitojë një drekë. Banorët ia nisin nga prova e çifti i parë është Liami me Arbrin, të cilën nuk ia dalin të realizojnë provën me sukses. Pas tyre vinë Genta me Françeskën, të cilat ia dalin me sukses dhe fitojnë provën, ndërsa çifti Ermali-Arbër nuk e fitojnë lojën.

0 comments:

Post a Comment

 
| Owned by MMG |