Apr 7, 2012

Fotot me pullë të kuqe, Genta e “BB5” në skena erotike

Mëdyshja për t’i bërë publike këto foto “skandali” na shoqëroi që prej kohës, kur ato u zbuluan dhe mbërritën në redaksinë tonë. Ky edicion i fundit i reality show-t më të famshëm në Shqipëri “Big Brother Albania” është absolutisht më i përfoluri.

Akuza të panumërta, thashetheme mbi jetën private të banorëve, aludime mbi devijancat e tyre seksuale, personazhe të njohur e të panjohur që flasin apo pëshpërijnë nën zë…Fokusi kësaj radhe përqendrohet tek vajza nga fshati Baban i Devollit, Gentiana Gjalpi. Në pamje duket moderne, por ka një dialekt të theksuar në të folurën e saj duke dëshmuar qartazi realitetin nga i cili vjen.
Është rritur nën presionin e një mentaliteti të ndrydhur, ku zor se mund të shprehte lirshëm mendimet e një vajze të re në moshën e saj. Dhe ngushëllimin mesa duket e ka gjetur në rrjetet sociale. Në një fshat të prapambetur, ku interneti nuk gjen përdorim masiv, të afërmit apo edhe prindërit nuk do të mund ta “kontrollonin” dot. “Molla e ndaluar, përherë e dëshiruar” është shprehja që paralelizon më së miri situatën e banores. Dy lidhje dashurie në të njëjtën kohë: njëri që e lavdëronte duke “e ngritur në qiell” e shprehte dëshirën për të qenë bashkëshorti i ardhshëm dhe tjetri që zbulonte anën e errët të zeshkanes nën prononcimin: “E rrihja sepse më tradhtonte”. Këto janë deklaratat e dy ish të dashurve, që me apo pa dëshirë kanë përfituar nga situata për t’u bërë pjesë e gazetave rozë.
Thoni që morali i Gentushes (siç e thërret me përkëdheli Arbana) të jetë i ulët? Nuk mund të japim një përgjigje të saktë, thjesht ju servirim këto foto të pazakonta, që ngjasojnë me skenat e nxehta të një filmi erotik. Një profil në “Fuckbook” (rrjeti ku publikohen foto, video dhe mesazhe me pullë të kuqe), i cili është mbyllur tashmë, shërbeu për të na njohur akoma më tepër me jetën e zonjushë Gjalpit jashtë dyerve të “Big Brother Albania”. Sigurisht që vajza nuk shfaqet e vetme, ndaj kureshtja e natyrshme na shtyn të investigojmë akoma. Duam të mësojmë se cili nga dy ish-të dashurit paraqitet në to, përkrah vajzës “seksi”. Nuk e dimë në është Genta ajo që shfaqet në të gjitha fotot, ama emri i përdorur në këtë rrjet Creazy Couple, na lë të kuptojmë që të vetmet foto të publikuara janë ato të sajat dhe të të dashurit, prej të cilit mendohet të kenë dalë edhe këto foto aspak të hijshme për imazhin e Gentës. Djaloshi mbi të cilin rëndojnë të gjitha dyshimet është Rubensi, me të cilin jemi përpjekur të kontaktojmë gjatë kësaj jave, por nuk ia kemi dalë dot, duke qenë se celulari i tij ka qenë i fikur, fakt ky që na i shton edhe më shumë dyshimet.
Profili është fshirë, telefoni rezulton i fikur dhe Rubensi ka deklaruar vetë ashtu sikurse edhe Genta që ushtronte dhunë mbi të. Përmbajtja e fotove të sjell në mend meshkujt mazokist. Megjithatë asgjë s’është e sigurtë dhe më mirë se askush tjetër këtë situatë mund ta sqarojë vetë Genta. Bluetooth

0 comments:

Post a Comment

 
| Owned by MMG |