2013-05-25

Anaidi ia shpreh në sy dyshimet që ka për Elonën; Elona: “Dyshime të gabuara; Nëse do të ishte e vërtetë, s’do ta kisha problem ta thosha”

Ndërsa Shpendi dhe Rikja janë duke ngrënë mëngjesin, Iliri shkon në kuzhinë duke u marrë më gatimin ndërkohë që fillon të këndojë, ndërsa Anaidi del në kopsht duke ndenjur afër Elonës, ndërsa fillon të bëjë një diskutim me të. Si fillim ata flasin për cigaret, ndërsa më vonë Anaidi fillon të diskutojë me të për disa dyshime që ka kohë që ka filluar të ketë për Elonën. Ai i thotë se Elona ka ca kohë që nuk i duket shumë e qetë dhe kërkon të dijë më tepër se çfarë mund të ketë ndikuar tek ajo, duke qenë se ka vënë re disa sjellje të sajat të cilat i kanë bërë përshtypje. “Unë nuk ka asgjë për sa i përket lojës, por mendoj me mall për ditët që kam kaluar me të gjithë këtu dhe do të më mungojë jeta këtu”, shprehet Elona. Ajo thotë se ka përjetuar një eksperiencë të paharrueshme, të cilën do ta kujtojë me mall nga jashtë. Ndërsa Anaidi i bën një pyetje të drejtpërdrejtë, duke e sqaruar se ka kohë që kërkon të marrë vesh diçka rreth saj, të cilën mbase ajo nuk ka guximin që ta ndajë me të tjerët. Elona nuk e kupton pyetjen në fillim dhe i kërkon Anaidit që t’ia sqarojë edhe më mirë, por Anaidi i bën të qartë se nuk do që ta diskutojë kaq hapur, por është i sigurt se Elona mund ta kuptojë se për çfarë e ka fjalën. “Të kuptoj shumë mirë se çfarë je duke menduar, por nuk është aspak e vërtetë”, shprehet Elona duke qeshur. Ajo e sqaron ndërsa qesh me vete gjatë gjithë kohës, se e ka ditur që të tjerët mund të krijonin dyshime të tilla për të, pasi ka një sjellje disi mashkullore dhe se këtë gjë e ka folur edhe me motrat e saj para se të hynte në Big Brother. “Fakti që nuk po krijoj një lidhje këtu me një djalë dhe që po rri më afër gocave të bën të mendosh diçka të gabuar”, i thotë Elona duke qeshur, ndërsa e sqaron se këtë sjellje ajo e ka si pasojë e diçkaje që i ka ndodhur që në fëmijëri, por që nuk kërkon ta ndajë me asnjërin prej banorëve brenda shtëpisë. “Prandaj dhe të kam thënë herë pas here që do të flasim kur të dalim, por dyshimet e tua janë të gabuara”, e sqaron Elona. Anaidi i lidh dyshimet e tij edhe me letrën që ajo i ka shkruar Rikes, por Elona e siguron se nuk ka të bëjë aspak me dyshimet e tij për të, ndërsa qesh me dyshimet e tij, të cilat ka menduar që para se të hynte në shtëpi se mund të lindnin tek ndonjëri prej tyre. “Vetëm kur ta maresh vesh se çfarë kam shkruar, do të më kuptosh”, thotë Elona, ndërsa i thotë me bindje se nëse ajo do të kishte shije të tjera dhe do të ishte vërtet ajo që Anaidi dyshon, nuk do ta kishte aspak problem ta thoshte. Ajo e sqaron se historinë e saj nuk e di as Rikja, megjithëse të gjithë dyshojnë se ia ka shkruar në atë letër. “Nëse do të ishte kjo, po ta them troç fare: Nuk ma ndjente se çfarë mendonin të tjerët”, shprehet Elona. Ndërsa Anaidi i tregon se nuk ka për ta paragjykuar edhe nëse dyshimet e tij janë të vërteta. “Më bëhet qejfi që ma thua në këtë mënyrë dhe të falënderoj sinqerisht, por dyshimet e tua janë të gabuara. Do të më kuptosh për sjelljen time vetëm kur të dalim”, e sqaron Elona, ndërsa më vonë hyn brenda për të pirë kafenë me Eldorën.

Iliri për Riken: “Po afrohet shumë me Anaidin; Pas zënkës me mua, po qeshte”; Banorët përgatiten për spektaklin

Banorët shkojnë sërish në dhomën e gjumit, ku disa prej tyre provojnë rrobat që do të veshin gjatë spektaklin e sotëm. Ndërsa pjesa tjetër shkëmbejnë biseda e japin mendime për veshjet e banorëve gjatë natës së sotme. Anaidi sistemon rrobat e veta, të cilat i palos dhe i vendos më radhë në dollap. Ndërsa Eldora merret me veten dhe makijazhin, duke u bërë gati për një ditë të re, si çdo mëngjes. Kurse Rikja ndodhet vetëm në kuzhinë, ndërsa është duke larë enët. Ndërkohë, muzika në sfond vazhdon t’i shoqërojë ende dhe banorët kërcejnë e këndojnë herë pas here, duke u argëtuar me njëri-tjetrin. Elona shkon në ambientin e banjës me Shpendin dhe fillon ta ndihmojë atë duke ia prerë flokët, duke u bërë gati kështu për spektaklin e sotëm. Ndërsa më parë e pa teksa provonte rrobat për spektaklin, duke i dhënë mendimin e saj për këmishën që do të veshë sonte. Në dhomën e ndenjes mes Eldorës dhe Ilirit fillon një diskutim, duke komentuar sjelljen e Rikes në shtëpi. Sipas Ilirit, ajo po afrohet shumë me Anaidin dhe jo vetëm kaq, por bashkë me Anaidin ajo tall edhe Elonën për situata të caktuara. “Më vjen çudi se ndryshoi për kaq pak kohë”, thotë Iliri, i cili më vonë kujton zënkën me Riken gjatë natës, për të cilën thotë se Rikja ka qeshur pas asaj situate dhe nuk e ka përjetuar aspak keq, sipas tij. “Jo, se u ndie keq”, shprehet Eldora, ndërsa mendon se brenda ambienteve të shtëpisë së Big Brother duhet të kesh shumë durim dhe të ruash qetësinë, gjë që Rikja nuk arriti dot ta bënte gjatë asaj situate, sipas saj. “Ajo më ka thënë mua, që vetëm ai mund ta bëjë të humbas kontrollin dhe ja ku ndodhi”, shprehet Iliri, i cili shton dhe thotë se Rikja ndikohet shumë nga Elona rreth situatave të caktuara. Ndërsa Rikja dhe Shpendi ulen për të ngrënë mëngjes, ndërsa Anaidi është duke gatuar në kuzhinë.

Flasin për tema të ndryshme diskutimi; Shpendi: “Përballja me kamerat më vë në siklet”

Banorët fillojnë të zgjohen një edhe nga një, pas ndezjes së dritave dhe vendosjes së muzikës në sfond, për të cilat kujdeset si çdo mëngjes Vëllai i Madh. Ata vazhdojnë me ritmin e punëve të mëngjesit, ku pasi merren me higjienën personale, bëjnë kafenë e mëngjesit dhe disa prej tyre dalin ta shijojnë në kopsht, ndërsa disa të tjerë hanë mëngjesin në kuzhinë. Iliri dhe Anaidi shkojnë në sallon dhe fillojnë të diskutojnë me nëjri-tjetrin për dënimin me vdekje në Shqipëri gjatë periudhës komuniste dhe ngjarje të dëgjuara për dënim me vdekje. Me ta bashkohet edhe Eldora dhe të tre diskutojnë se si mund ta përjetojë një fëmijë që mund të ketë përjetuar një skenë të tillë. “Jetën ta ka dhënë Zoti dhe vetëm ai ka të drejtë të ta marrë”, shprehet Anaidi, ndërsa Iliri mendon se mund të ketë shumë situata në të cilat dënimi me vdekje mund të jetë i domosdoshëm. Ndërsa Elona dhe Shpendi ndodhen në kuzhinë, dhe ndërsa merren me gatimin, diskutojnë për gjuhët e huaja me nëjri-tjetrin. Shpendi mendon se gjuha franceze është shumë e vështirë, mëndim të cilin ia mbështet edhe Elona, megjithëse i pëlqen gjuha frënge. Ndërsa për anglishten Shpendi mendon se është më e thjeshtë për ta mësuar. Elona ka dëshirë të mësojë të flasë kinezisht, pasi i duket shumë e veçantë dhe tërheqëse. Më vonë të dy dalin në kopsht dhe fillojnë të diskutojnë për emocionet e natës së sotme gjatë spektaklit, duke menduar surprizat pafund që mund të ketë përgatitur Vëllai i Madh për ta. “Mua më ka kapur stresi çdo të shtunë për sa i përket eliminimit”, shprehet Shpendi, ndërsa Elona mendon se të gjithë do të dalin një ditë dhe nuk kanë pse të stresohen për këtë gjë. Elona tregon se në fillim ka pasur shumë merak për sa i përket komunikimit në shqip gjatë gjithë kohës dhe për faktin që mund të gjykohej për mënyrën se si e flet gjuhën shqipe. Ndërsa Shpendi tregon për sikletin që ka përjetuar gjatë përballjes me kamerat. Elona mendon se ata duhet të ndihen sa më komodë me kamerat, pasi është diçka shumë normale dhe ata duhet të miqësoheshin me praninë e kamerave, duke qenë se do t’i shoqëronin gjatë gjithë kohës. Ajo mendon se ata duhet të kontrollojnë çdo veprim të tyrin, por në momente të caktuara kjo gjë mund të bëhet shumë e vështirë për ta. Ndërsa Shpendi tregon se ka emocione përballë kamerave dhe se këtë gjë nuk e kuptoi gjatë qëndrimit në Big Brother , por që gjatë prezantimeve që ka bërë edhe në fakultet, kur i është dashur të dalë përballë të gjithëve.

Rikja: “Ilirin e kam falur me dhjetëra herë, por e tejkalon cakun”; Plane për pushime së bashku

Iliri, Anaidi dhe Rikja qëndrojnë në sallon, ndërsa dëgjojnë muzikën në sfond. Ndërsa Eldora dhe Shpendi luajnë në kopsht duke ndjekur njëri-tjetrin e duke u argëtuar së bashku për disa minuta me radhë. Anaidi dhe Rikja mbeten vetëm dhe fillojnë të diskutojnë sërish me nëjri-tjetrin për zënkën që ndodhi mes Rikes dhe Ilirit. Anaidi mendon se të dy kanë pjesën e tyre të fajit. Ai e konsideron të ekzagjeruar sjelljen e Ilirit kundrejt saj me provokime të vazhdueshme dhe me gjeste të pahijshme si lagia me ujë që po i bënte vazhdimisht pa dëshirën e saj, por nga ana tjetër mendon se Rikja duhet të jetë edhe më e duruar. Ndërsa Rikja i shpjegon se e ka duruar me dhjetëra herë dhe nuk ia ka kthyer me të njëjtën monedhë, por gjatë asaj situate i humbi kontrolli për një moment dhe nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër, pasi i doli vetja nga kontrolli. “Ai vepron përtej limiteve të lejueshme, por ti nuk duhet ta tejkaloje në atë formë”, i thotë Anaidi. Ndërsa Rikja i tregon se Iliri nuk njeh caqe dhe se shumë herë e ka anashkaluar një situatë të tillë, për të mos arritur deri në atë pikë. “Gjithë kohën më thotë “daun” dhe shumë ofendime, por kur më lag me ujë më acaron”, thotë Rikja, ndërsa thekson se gjatë gjithë kohës i vë në dukje Ilirit se po e bezdis me sjelljen e tij. Ndërsa më vonë me ta bashkohet edhe Elona dhe të tre fillojnë të bisedojnë për biseda të përgjithshme me njëri-tjetrin. Anaidi u tregon atyre për motorët dhe ndjesinë e paimagjinueshme që i japin ata, ndërsa tregon histori të ndryshme me motorë. Nga historitë me motorë, banorët fillojnë të bëjnë plane për pushime se bashku, pas daljes nga Big Brother. Ata mendojnë që të mblidhen të gjithë së bashku për pushime në të gjithë bregdetin shqiptar. Më vonë edhe ata largohen drejt dhomës së gjumit, për të fjetur gjumë. Shpendi dhe Eldora janë duke biseduar me nëjri-tjetrin në dhomën e gjumit, ndërsa ka disa minuta që janë fikur edhe dritat nga Vëllai i Madh. Ata flasin për vetëkontrollin dhe durimin si edhe mënyrën se si mund të fitohet vetëkontrolli, ndërsa Eldora i premton se kur të dalin do t’i dhurojë një libër që mund ta ndihmojë në këtë aspekt dhe ta bëjë të ndihet më mirë me veten.. Ndërsa vetëm pak minuta më vonë, të gjithë banorët janë në gjumë.

Anaidi dhe Elona këshillojnë Riken; Rikja për Lukën: “Me të jam shumë e ndjeshme”

Anaidi dhe Rikja dalin në kopsht dhe e rifillojnë vetëm për pak minuta bisedën rreth zënkës që u krijua mes Rikes dhe Ilirit, ku pas provokimeve të vazhdueshme nga ana e Ilirit, Rikja u nervozuar dhe e humbi durimin. Anaidi e këshillon që ajo të ruajë qetësinë për çfarëdolloj situate që mund të ndodhë në shtëpi, pasi publiku jashtë mund ta gjykojë. Ndërsa Rikja e mirëkupton, por i shpjegon se qëllimi i ilirit është që ta bëjë të dalë nga vetja dhe se ai e bëri që ta humbë durimin për pak sekonda, megjithëse tani që e mendon me qetësi mendon se ka bërë gabim. Ata hyjnë brenda, duke u bashkuar me pjesën tjetër të banorëve, të cilët janë duke shkëmbyer biseda të përgjithshme mes njëri-tjetrit. Më vonë Rikja ulet afër Elonës dhe flet e mërzitur për situatën e mëparshme të krijuar mes saj dhe Ilirit. Ndërsa Elona e këshillon që të qetësohet dhe të mos mërzitet, pasi faji ishte komplet i Ilirit dhe se pas provokimeve të tij, të gjithë do të reagonin në atë mënyrë. Ndërsa me to më vonë bashkohet edhe Eldora e Shpendi, dhe të katër shkëmbejnë biseda të përgjithshme mes nëjri-tjetrit, ndërsa dëgjojnë muzikën në sfond, të vendosur nga Vëllai i Madh. Vajzat mbeten sërish vetëm dhe Rikja fillon të tregojë për të dashurin e saj, Lukën, dhe për mallin dhe mungesën që ndien për të. Ajo tregon se me të është shumë e ndjeshme. Ndërsa Elona mendon se Vëllai i Madh do t’i bëjë një surprizë asaj, duke ia sjellë në shtëpinë e Big Brother. “Nuk e di, se nuk jam shumë e qetë, nuk e di se si do të jetë kur të vijë”, shprehet Rikja. Banorët kanë rënë në qetësi, ndërsa dëgjojnë muzikën në sfond, të vendosur nga Vëllai i Madh.

Qetësohet situata në shtëpi. Rikja për Ilirin:”Më humbi durimin”. Iliri i heshtur ndaj sherrit me Riken.

Pas sherrit mes Rikes dhe Ilirit pak minuta më parë situata në shtëpi u qetësua. Iliri po diskuton me Anaidin dhe i thotë se i vetmi person që e kupton atë dhe e zbut si njeri është Anisa, e dashura e tij. Anaidi për ta ngacmuar Ilirin, i thotë se edhe Rikja e zbuti pak me sherrin që bënë. Iliri, nuk e komenton aspak këtë gjë por jep të kuptojë që mbetet për tu parë se kush ka gabuar. Anaidi i thotë që nga sherri që bënë nuk fitoi pikë as ai dhe as Rikja. Teksa Anaidi me Ilirin po bisedojnë, duke e dëgjuar bisedën e tyre është edhe Eldora me Elonën të cilat po hanë diçka në kuzhinë. Elona shprehet për Ilirin që ai është një manjak dhe asgjë më tepër. Më pas ngrihet nga tavolina dhe shkon në dhomën e gjumit ku është edhe Rikja. Vajzat nuk bisedojnë shumë në lidhje me situatën e krijuar pak më parë. Rikja thotë vetëm që arriti pika ku nuk mbante dot më në lidhje me Ilirin dhe i humbi durimi me sjellien e tij të cilën ajo kishte disa dite që shfaqte bezdi. Të njëjtën gjë i thotë edhe Eldorës pak më vonë. Madje Rikja mendon se nesër do ta lërë shtëpinë njëra nga vajzat dhe shpreh keqardhje për këtë gjë. Askush prej banorëve, me përjashtim të Anaidit që ngacmoi pak, nuk po diskuton në lidhje me këtë episod që ndodhi me Rikes dhe Ilirit, banorë të cilët kanë pasur afrimitet mes tyre. Ndoshta në orët më të vona si Rikja dhe Iliri do të tregojnë përjetësimin e tyre ndaj këtij sherri.

Sherr në tualet mes Rikes dhe Ilirit. Banorët qetësojnë situatën.

Pasi Vëllai i Madh u komunikoi banorëve që prova e javës nuk u kalua për shkak se 2 nga grupet e çifteve lëvizën ndërkohë që duhet të qëndronin statik, Iliri nis të ngacmojë Riken sepse ajo lëvizi gjatë gjithë provës. Iliri nis ta gjuaj Riken me bojën e mbetur nga tullumbacat dhe por kjo gjë i shkakton bezdi Rikes dhe i kërkon që të pushojë. Banorët e kritikojnë Riken që nuk duhet të lëvizte sepse penalizoheshin të gjithë nga një gjë e tillë dhe kjo ndikon në buxhetin e javës. Pasi lënë fushën e lojrave, banorët shkojnë të gjithë në tualet për të bërë dush dhe Iliri edhe aty nis ta ngacmojë Riken me fjalë në lidhje me provën e javës. Rikja i kërkon që mos ta vazhdojë më gjatë këtë diskutim sepse po e tepron shumë. Teksa Iliri përdor një fjalor të papërshtatshëm me Riken, ajo acarohet dhe nis ta godasë Ilirin me shishet e shampos që ndodheshin ne tualet. Rikja shumë e acaruar i kërkon Ilirit që mos të përdori atë fjalor me të sepse e ka ekzagjeruar dhe e ka duraur shumë. Anaidi futet mes saj dhe Ilirit për të ndaluar sherrin mes tyre dhe për të qetësuar Riken por kjo gjë vazhdon për disa minuta. Rikja teksa i kundërvihet ashpër Ilirit, i thotë që nuk do të flasë me të dhe nuk e kupton se përse e ngacmon ai. Të gjithë banorët mblidhen në tualet për të shuar konfliktin mes tyre. Iliri teksa del nga dushi i thotë Rikes se ishte një gjë nga e cila vareshin të gjithë. Rikja i kthehet sërish e nervozuar që të qëndrojë larg saj sepse nuk është niveli i duhur për të. Elona i thotë Rikes të qetësohet sepse Iliri atë kërkon prej saj dhe mos ta vrasë mëndjen sepse nuk ishte vetëm ajo që lëvizi, por ishin dy grupe sipas komunikimit të Vëllait të Madh. Pasi situata qetësohet Anaidi nis të bëj shaka me Riken duke komentuar qëndrimin e Ilirit gjatë sherrit me Riken.

Prova e javës “Gjuaj në shenjë”. Banorët nuk e kalojnë provën.

Në shtëpinë e Big Brother ka ardhur momenti i provës javore dhe zarfin e lexon Shpendi. Prova javore quhet “Gjuaj në shenjë”. BAnorët do të ndahen në tre çifte përmes zgjedhjes së goglave. Më pas duhet të veshin kostumet e provës.. Me lajmërimin e Big Brother duhet të dalin në fushën e lojrave.Në fushën e lojrave ndidhet një tabelë e madhe e bardhë në të cilën janë vizatuar 3 rrathë të mëdhenj brenda secilit nga këto rrathë ndodhen disa rrathë të vegjël. Në krahun tjetër të fushës ndodhen 2 susta. Secili çift do të ketë në dispozicion një rreth për provën. Pjestari 1 i çiftit do të vendoset përpara tabelës së bardhë pranë shenjës së vijëzuar dhe duhet të marr pozë statike. Ky pjestar nuk ka të drejtë të lëvize, sepse në të kundërt do të penalizohet gjithë grupi. Përpara pozës, pjestari 1 duhet të vendosë: Kokoret, syzet e ujit dhe të mbajë në dorën e sipërme pallaskën. Pjestari numër 2 i çiftit duhet të pozicionohet mbi sustë. Në krah të tij ndodhet ena me 30 tullumbace. Detyra e tij është të shënjojë në shenjë tek rrathët e vegjël, brenda rrethit të madh. Natyrisht duhet të përpiqet të shenjojë sa më mirë në mënyrë që tullumbacet mos të prekin partnerin e tij. Pjestari i çiftit i cili gjuan tullumbacet duhet ë qëndrojë gjatë gjithë kohës duke lëvizur në sustë. AI duhet të përdorë 15 tullumbace dhe më pas ndërron vendin me pjesëtarin tjetër për të përdorur edhe ai tullumbacet e tij. Big Brother kujton banorët se nga një sërë provash varet buxheti i tyre javor. Sipas përzgjedhjes së goglave, grupi 1 është Anaidi-Elona të cilët përdorin tullumbacet ngjyre blu, Grupi 2 është Iliri-Eldora të cilët përdorin tullumbacet ngjyrë të verdhë dhe grupi 3 është Shpendi-Rike të cilët përdorin tullumbacet ngjyrë të kuqe. Pas përzgjedhjes së çifteve banorët veshin uniformat dhe dalin në fushën e lojrave. Çifti i parë Elona-Anaid nisin lojën e kështu me rradhë. Pasi psërfundojnë provën të tre çiftet, Big Brother u komunikon banorëve se prova e javës nuk është kaluar sepse ata kanë lëvizur, duke mos zbatuar rregulloren e Vëllait të Madh.

Djemtë këshillojnë vajzat për veshjet e spektaklit të nesërm. Shpendi dhe Anaidi komplimentojnë Riken.

Banorët të gjithë zhvendosen në dhomën e gjumit për të zgjedhur veshjet që do te veshin neser gjatë spektaklit Big Brother. Në fillim janë vajzat ato që nisin të zgjedhin veshjet e mundshme ndërsa djemtë qëndrojnë të shtrirë duke pritur sfilatën e vajzave për ti dhënë mendimin e tyre. Elona këshillon Riken se çfarë të veshë dhe ajo nis të provojë një veshje. Djemtë e pëlqejnë shumë Riken, edhe pse ajo tregohet dyshuese. Anaidi dhe Shpendi e komplimentojnë Riken dhe për format trupore që ajo ka, madje Shpendi me shaka i thotë që duhet të vishet mirë sepse kjo mund të jetë edhe një arsye për mos të nominuar. Rikja nuk bindet dhe nis të provojë diçka tjetër deri sa në fund e vendos se çfarë do të veshë nesër në spektakël. Ndërkohë nis edhe Iliri të veshë veshjen e tij. Shpendi dhe Anaidi nisin batutat dhe i thonë që ngjan si polic nëse vishet në këtë mënyrë. Anaidi çohet nga krevati dhe inspekton dollapin e Elonës dhe habitet nga rrobat që ajo mban në dollap. Djemtë e Big Brother, tashmë në rolin e konsulentit të modës, nuk i kursejnë batutat dhe komplimentat ndaj Rikes duke e cilësuar si femer sexy dhe moderne.Pas Rikes nis Eldora të kërkojë konsulencën e Elonës, e cila e sygjeron të veshë një këmishë të bardhë me xhinse, por edhe ajo tregohet dyshuese dhe preferon më mirë një fustan.

Iliri dhe Elona bisedë me ironi; Anaidi Ilirit: “Elona ta ka marrë në kthesë”

Banorët janë ulur të gjithë se bashku dhe po drekojnë. Ata kanë gatuar sot karkaleca për të cilët disa prej tyre kishin kohë që i kërkonin. Teksa bëjnë shaka mes tyre dhe shkëmbejnë batuta, mes Ilirit dhe Elonës, nis një bisedë me ironi. Ata po flasin për shoqërinë dhe rëndësinë e saj. Në këtë moment ndërhyn Anaidi dhe thotë se Iliri do ta mbajë mirë punën me Elonën sepse do të garantojë ndonjë vend në finale. Elona ka bërë një parashikim për banorët që do shkojnë në finale dhe Anaidi po e përdor këtë gjë për ironi ndaj Ilirit pasi ajo nuk e kishte konsideruar fare. Ai shton se Elona e ka parakaluar pak Ilirin në këtë garë, duke iu afruar më shumë finales dhe ai përmend sërish fjalët që i ka thënë Ilirit ditë më parë që kanë të bëjnë se nëse Rikja, Elona dhe Iliri do të ndodhen në nominim banori që largohet do të jetë Iliri. Sipas Anaidit nesër do të vërtetohen të gjitha se kush do e lërë shtëpinë. Iliri nuk reagon shumë në lidhje me ngacmimet që po i bën Anaidi, por thotë vetëm që akoma nuk i ka përdorur të gjitha armët dhe nuk i dihet se kush do të dalë më parë nga Big Brother. Pas kësaj banorët zhvendosen në dhomën e ndënjes në poltron ku vazhdojnë ironitë dhe shakatë mes tyre.

2013-05-19

Iliri dhe Shpendi ngacmojnë Riken për të dashurin. Rikja: “Luka nuk më zëvendëson me asnjë”.


Banorët një pjesë të mirë të ditës e kanë kaluar në pishinë, falë rrezeve të nxehta të diellit. Rikja dhe Elona ndodhen në pishinë dhe po bëjnë not. Pas pak Iliri, për të luajtur me vajzat, hedh lëng frutash në pishinë dhe ato dalin menjëherë prej saj. Teksa Shpendi e pyet se kush e bëri një gjë të tillë, Iliri i përgjigjet se duhet ta ketë bërë njëra prej vajzave që ndodheshin aty. Elona me Riken nuk patën asnjë reagim dhe dolën nga pishina. Pasi Rikja dhe Elona dalin nga pishina, Rikja fillon të marrë rreze dielli me Eldorën. Shpendi dhe Iliri të cilët ndodhen në pishinë, fillojnë të bëjnë shaka me Riken dhe të dashurin e saj. Shpendi fillon ngacmon Riken se kur ka ardhur në fillim ka menduar që ajo mund të jetë single. Rikja i përgjigjet që mos të ketë siguri sepse ndoshta edhe është single, ndoshta edhe nuk është. Rikja më pas thotë se Luka, i dashur i saj duhet të jetë në shtëpi duke parë Riken. Shpendi i përgjigjet se në shtëpi je ti jo ai. Sipas Ilirit 80% e njerëzve në botë në orën e drekës nuk janë në shtëpi, dhe nuk ka mundësi që ai të jetë në shtëpi. Shpendi vazhdon të mendojë se ai as nuk është në shtëpi dhe nuk është as vetëm. Rikja e pyet shpendin se ku duhet të jetë sipas tij. Sepse ajo është shumë e sigurtë që Luka është në shtëpi, me asnjë femër tjetër dhe po ndjek Riken. Sipas Shpendit, atë e ka marrë malli për Riken dhe çdo femër i duket si ajo dhe këtu nuk ka asgjë të keqe. Rikja ndihet shumë keq nga ngacmimet që i bëjnë djemtë, megjithëse i merr me tw qeshur. Megjithatë Shpendi e vlerëson Riken duke i thënë se i ka qëndruar besnike pasi unazën e tij nuk e ka hequr, ndërsa ai sipas Shpendit duhet ta ketë hequr unazën ose i thotë vajzave që e kam unazën e fatit. Rikja i kërkon Ilirit dhe Shpendit ta mbyllin këtë diskutim sepse nuk është asgjë e vërtetë dhe ai Riken nuk e zëvendëson me asnjë. Rikja më pas për ta vënë Shpendin në pozitën e saj e pyet nëse ajo vajza që ka lënë jashtë po e pret apo jo. Shpendi i përgjigjet që atë nuk e ka të dashur dhe se ja ka shpjeguar Eldorës një gjë të tillë.

Zgjohen më vonë se zakonisht; Eldora dhe Rikja: “Iliri sillet çuditshëm”


Banorët fillojnë të zgjohen shumë më vonë se zakonisht e secili fillon të merret me punët rutinë të mëngjesit, si çdo ditë. Rikja dhe Eldora dalin në kopsht dhe fillojnë të bisedojnë me njëra-tjetrën për biseda të ndryshme. Më pas ato flasin për Ilirin dhe për gjendjen e tij e cila po bëhet shqetësuese gjithnjë edhe më tepër për të. Rikja thotë se ai përsëri nuk ka fjetur gjatë natës, ndërsa Eldora shprehet duke thënë se nuk po e kupton aspak sjelljen e tij. Veç kësaj Rikja është shume e çuditur me gjestin që ai bëri duke nominuar Riken, kurse sipas saj, ai nuk ndryshoi fatin e saj, pasi ajo sërish do të kishte shkuar në nominim, por me atë gjest tregoi një anë të tijën, të cilën publiku edhe mbase nuk e kishte mësuar deri në atë moment. Rikja mendon se ai nuk duhet të flasë për miqësi e për parime, pasi e tregoi vetë se tek ai nuk ekzistojnë principe. Më vonë me to bashkohen të gjithë banorët e tjerë dhe fillojnë të shkëmbejnë me nëjri-tjetrin biseda të përgjithshme, ndërsa fillojnë të komentojnë ngjarjet e ndodhura në spektakël. Banorët më pas fillojnë të flasin për traditën dhe dasmën tradicionale në Shqipëri, duke vazhduar më vonë të tregojnë histori të jetuara apo të dëgjuara nga të tjerët. Ndërsa banorët vazhdojnë të bisedojnë, Shpendi dhe Anaidi shkojnë në kuzhinë dhe fillojnë të gatuajnë drekën për të gjithë të tjerët.

Shpendi dhe Anaidi: “Nominimi i Ilirit do të gjykohet nga të gjithë”


Ndërkohë që banorët bëhen gati për të fjetur gjumë, Shpendi dhe Anaidi ndodhen në kopsht, duke pastruar tavolinat. Ata fillojnë të diskutojnë për Ilirin dhe situatën në të cilën ai ndodhet, duke diskutuar edhe për nominimin që arriti t’i bënte Rikes. Të dy djemtë mendojnë se Iliri nuk është i prerë dhe i qartë kur i sqaron situatat. Anaidin do ta quante më të moralshme nëse Iliri do t’i sulmonte hapur të dyja vajzat dhe pastaj të shkonte te nominimi. Ai e gjykon sjelljen e tij gjatë spektaklit të sotëm. Të dy mendojnë se nominimi që ai i bëri Rikes do të komentohet dhe do të gjykohet nga të gjithë, pasi ishte diçka që nuk pritej dhe nuk duhej ta bënte për hir të afrimitetit që vazhdonte të kishte me të. Anaidi mendon se mbase Iliri ka menduar se mund të dilte vetë përpara Rikes nga shtëpia dhe për këtë arsye mund të ketë zgjedhur emrin e saj. Të dy bëjnë shaka dhe tallen me të duke kujtuar situatat e ndodhura gjatë spektaklit, ndërsa qeshin me të madhe. Anaidi mendon se Iliri këtë javë duhet të përballet me Riken dhe ta sulmojë atë, pasi në të kundërt mund të rrezikojë të dalë nga shtëpia. “Big Brother mund t’i thotë që të marrë një tjetër me vete”, thotë Anaidi, ndërsa Shpendi ia kthen: “Ai të merr ty” e të dy qeshin. Anaidi thotë se ka për “çmendur” Ilirin dhe se i pëlqen shumë t’i shikojë duke u zënë të tre me nëjri-tjetrin. Të dy qeshin teksa imagjinojnë situatën. Më pas me ta bashkohet edhe Iliri e të tre qeshin e bëjnë shaka me nëjri-tjetrin për disa minuta para se të shtrihen të flenë gjumë.

Rikja i tregon Elonës për jetën dhe fëmijërinë e saj


Elona dhe Rikja bisedojnë me njëra-tjetrën në dhomën e gjumit ndërsa Rikja fillon të tregojë për jetën e saj dhe marrëdhënien që ka me prindërit. Ajo tregon se nuk është përkëdhelur prej tyre dhe se përgjithësisht nuk ka pasur një marrëdhënie shumë të ngrohtë, përkundrazi është ngarkuar me më shumë përgjegjësi sesa i takonin. Ajo tregon se të gjithë i thonë se duket mendjemadhe dhe e përkëdhelur, por në fakt është krejt e kundërta e asaj që duket. Ajo tregon se nuk ka asnjë kujtim me të dy prindërit dhe se nuk ka kaluar një fëmijëri shumë të kënaqshme. “Por më pëlqen që lë të kuptojnë këtë tek të tjerët”, thotë ajo. Ndërsa Elona e dëgjon me vëmendje dhe i thotë se edhe asaj i ka dhënë të njëjtën përshtypje kur e ka takuar për herë të parë në momentin që ajo hyri në shtëpi dhe madje ia ka shprehur se i është dukur e llastuar dhe shumë e përkëdhelur. Ndërkohë që vajzat janë duke folur, aty shkon Eldora dhe të tria vajzat qeshin e bëjnë shaka me njëra-tjetrën.

Iliri sqaron lojën me Elonën dhe Riken; Anaidi dhe Eldora: “Vazhdo lojën tënde”


Ndërsa dy vajzat ndodhen në dhomën e gjumit duke biseduar, Anaidi, Shpendi, Eldora dhe Iliri ndodhen në kopsht, duke diskutuar për marrëdhënien mes Ilirit dhe Elonës dhe lojën që nisi t’i bënte Iliri të dyja vajzave. Ai tregon të gjithë planin e tij, të cilin e ka treguar edhe disa herë të tjera, duke sqaruar se kërkonte të dukej si i dashuruar me Riken në mënyrë që Vëllai i Madh t’ia sillte Anisën për t’u ballafaquar, pasi po ndiente shumë mungesën e saj. Ai sqaron se lojën e tij e ka lënë përgjysmë pasi nuk do të dëshironte që vajzat të përfshiheshin dhe të dilnin keq përballë publikut pas lojës së tij. Më vonë Eldora e pyet nëse ai për periudhën që ka mbetur kërkon apo jo që t’i njohë edhe më mirë banorët në shtëpi dhe Iliri përgjigjet duke i thënë se do t’i pëlqente që t’i njihte më mirë të gjithë. “Nuk të duket pak vonë për t’i njohur tani banorët?”, ia kthen Shpendi. Ndërsa Iliri mendon se të gjithë kanë qenë të ngarkuar për gjatë gjithë kësaj kohe, ndërsa tani është koha e përshtatshme për të bërë këtë gjë, sipas tij. Në fund të diskutimit mes tyre dhe pasi e dëgjon teksa shpjegohet, Anaidi e këshillon Ilirin që të vazhdojë deri në fund me këtë strategji që ka nisur që gjatë kësaj jave. Këtë këshillë ia jep edhe Eldora, duke thënë se ia ka thënë edhe më parë që përderisa insistoi për kaq kohë dhe nuk arriti në asnjë konkluzion, duhet të vazhdojë deri në fund lojën e tij.

Rikja: “Në BB nuk ka shoqëri, veç ne të dyjave”; Elona: “Ngjarjet në shtëpi do të ndryshojnë”


Elona shkon në dhomën e gjumit dhe fillon një diskutim me Riken për sa i përket ngjarjeve të fundit në shtëpi dhe relatat me banorët e mbretur. Rikja mendon se brenda shtëpisë nuk mund të konsiderojë asnjë mik të vërtetë veç saj dhe thekson se këtë gjë e ka kuptuar më mirë pas spektaklit të sotëm, duke e pasur fjalën për nominimin që ka marrë prej Ilirit. Ndërsa Elona mendon se ngjarjet dhe relatat mes banorëve që tani e tutje do të jenë ndryshe nga më parë dhe se ato duhet të përgatiten për këtë gjë. Ajo mendon se banorët tashmë e kanë kuptuar që Elona nuk mund të vërë asnjë banor tjetër para saj dhe mund t’i sulmojnë në të gjitha mënyrat. Vajzat komentojnë nominimin e Ilirit, pas të cilit Rikja ndihet shumë keq sepse Iliri gjithmonë e ka konsideruar si shoqe shumë të mirë, ndërkohë që tregoi diçka tjetër. “Tani më thotë që në çdo situatë do të më kishte nominuar mua. Pse nuk e bëri javën e kaluar këtë nominim?”, shprehet e mërzitur Rikja. Më vonë vajzat mendojnë se gjërat do të jenë ndryshe edhe me Eldorën, pasi asaj i ka mbetur qejfi me Elonën. “Mua më vjen keq sepse Eldorën e kam konsideruar mike”, shprehet Elona. Ndërsa në fund Elona e këshillon që ajo të mos nxitohet në asnjë situatë dhe ta marrë me qetësi, pasi në të kundërt, duket ajo keq përballë publikut, pavarësisht se ka të drejtë. Në fund Rikja thotë se tani e ka kuptuar me të vërtetë raportin mesa saj dhe Ilirit, megjithëse ka pasur dyshime gjatë gjithë kësaj kohe.

Elona dhe Eldora sqarojnë keqkuptimet


Me largimin e djemve dhe më vonë edhe të Rikes, në kopsht ndodhet Eldora dhe Elona, të cilat përfitojnë nga qëndrimi vetëm për të sqaruar disa keqkuptime qe kanë mes njëra-tjetrës. Elonës i ka bërë përshtypje reagimi i Eldorës gjatë ditëve të fundit dhe i kërkon asaj në një farë mënyrë mendimin që ka rreth situatës së krijuar dhe pse përkrah disa prej banorëve, kur vetë ka shprehur se nuk ka qenë dakord me sjelljen e tyre. Ndërsa Eldora i bën të qartë se nuk përkrah asnjërin prej banorëve, sjelljen e të cilit nuk e konsideron të drejtë brenda një situatë. Në rastin konkret janë duke folur për Anaidin, gjatë debatit që ka pasur ai me Elonën. Më vonë Eldora i kërkon që Elona të mos bazohet shumë te klipet e shfaqura në spektakël, pasi ato janë thjesht pjesë të shkëputura nga një situatë e caktuar. Ndërsa Elona i tregon se ajo do ta njohë Elonën në kuptimin e vërtetë të fjalës njohje, vetëm kur të dalin nga ambientet e shtëpisë së Big Brother. Më pas vajzat flasin për qëndrimin e tyre në Big Brother, ku Elona mendon me vete dhe thotë se gjatë gjithë kësaj periudhe ajo ka qenë e përfshirë në debate mes banorëve. “I kam thënë edhe Ilirit që të mos të ët gjykojë në momente dobësie”, i thotë Eldora, pasi në një moment të tillë nuk mund të sqarosh asgjë ashtu siç është në realitet. Më vonë banorët dalin sërish në kopsht, duke biseduar me nëjri-tjetrin për ngjarjet gjatë spektaklit, ndërsa fillojnë të komentojnë edhe lojën e Viganit në shtëpi.

Iliri: “Doja të dija vendin tim mes të dyjave”; Elona: “Po kur ti rrije me Oltën, ku ishte vendi im?”


Diskutimi mes Ilirit dhe Elonës vazhdon ende, ndërsa tani janë duke u përballur me nëjri-tjetrin dhe duke rikujtuar të gjithë situatën që ku ka filluar qejfmbetje dhe krisja e miqësisë së tyre. Iliri i tregon Elonës se ka dashur të kërkojë vendin e tij në mes të të dyjave. “Atëherë ka qenë çështje xhelozie?”, e pyet Elona. “Po, xhelozi ka qenë”, ia kthen Iliri. Atëherë Elona e pyet se cili ka qenë vendi i saj në marrëdhënien e tij me Oltën, kur Rikja nuk kishte hyrë ende brenda. “Unë flija me Oltën, rrija me Oltën, ama rrija edhe me ty”, i thotë ai, gjë që nuk e bind aspak Elonën. “Pse ti Elona, po shlyen inatet që ke pasur me Ilirin kur ka qenë Olta?”, ndërhyn të thotë Eldora. Ndërsa Iliri mendon se nuk e ka lënë në hije Elonën në asnjë moment gjatë kohës që ka qenë Olta në shtëpi. Më pas Iliri fillon të mendojë kohën që kalon Elona me Riken dhe kohën që qëndron ai me të dyja. Nga kjo përllogaritje, Ilir mendon se ndihet i neglizhuar prej tyre. “Unë nuk të kam matur ty kohën e qëndrimit me Riken, edhe pse ke ndenjur më shumë me të. Këtu nuk do të llogarisim orën”, i thotë Elona. Ajo mendon se gjithçka mes tyre po bëhet shumë e pakuptimtë dhe e paqartë, ndërsa e sqaron për të disatën herë se nuk është çështje inati situata e krijuar me tyre. Ndërsa aty më vonë shkon sërish Rikja dhe pasi diskutojnë edhe për disa minuta, ata fillojnë të shkëmbejnë biseda mes njëri-tjetrit nën tingujt e muzikës në sfond. Më vonë në tavolinë mbeten vetëm të tria vajzat, ndërsa bisedojnë me njëra-tjetrën për zarfin e zi dhe nominimin që kanë qenë të detyruara të bëjnë. Ndërsa Iliri dhe Shpendi janë duke bërë gati valixhen me rrobat e Viganit, i cili është eliminuar gjatë spektaklit të mbrëmshëm.

2013-05-17

Shpendi e Anaidi, mendime të kundërta; Anaidi: “Elona ndryshoi me hyrjen e Rikes”; Shpendi: “Iliri ka tjetër qëllim”


Anaidi dhe Shpendi dalin jashtë dhe e rifillojnë sërish diskutimin mbi marrëdhënien mes Elonës dhe Ilirit dhe distancimin e tyre. Shpendi mendon se Iliri ka dashur të evidentohet dhe ka zgjedhur këtë mënyrë, duke e sajuar vetë një situatë të tillë dhe asgjë nuk ka qenë për të testuar vërtet miqësinë e tij me Elonën. “Ai vetë po e bën të duket test, por në fakt qëllimi është tjetër. Kjo gjë e mbron Liken”, shprehet Shpendi. Ndërsa Anaidi mendon se Elona ka ndryshuar me hyrjen e Rikes në shtëpi, duke filluar të mos toleronte shakatë banale të Ilirit, ndryshe nga më parë. Më vonë ai tregon për lojën që organizoi Iliri duke përfshirë Elonë dhe Riken, të cilën e justifikon ndryshe nga Shpendi, pasi tregon se Iliri i kërkoi falje, ndërsa gabimi ishte i Elonës, e cila nuk arriti dot ta falte, sipas Anaidit. Ndërsa Shpendi më vonë fillon të tregojë një situatë në të cilën ka qenë vetë prezent dhe Iliri e ka injoruar Elonën, megjithëse e ka ftuar vetë për t’u sqaruar. Ai tregon se Iliri e ka injoruar atë tri herë radhazi, duke i thënë: “Dua të flas me Riken”, duke sqaruar se sjellja e tij nuk i duket aspak normale. Ndërsa Anaidi mendon të kundërtën. Ai thotë se është Elona ajo që ka ndryshuar, duke u distancuar prej Ilirit dhe këtë gjë e argumenton duke treguar situata të ndryshme për mënyrën se si reagonte ajo ndaj shakave banale të Ilirit që pas hyrjes së Rikes në shtëpi. Kështu, diskutimi mes tyre vazhdon edhe për disa minuta, ku djemtë argumentojnë mendimin e vet të kundërt nga nëjri-tjetri lidhur me situatën në fjalë.

Shpendi, Anaidit: “Mos mendo se Iliri e ka krijuar rastësisht situatën me Elonën; Ai po i jep rëndësi vetes”


Ndërkohë që bie alarmi, Anaidi dhe Elona fillojnë të vishen me shpejtësi për të filluar Provën Javore, ndërsa pas pak minutash njoftohen nga Vëllai i Madh se ishte vetëm një provë për ta. Më vonë fillon një diskutim mes Anaidit dhe Shpendit për sa i përket marrëdhënies mes Ilirit dhe Elonës, ndërsa të dy fillojnë ta diskutojnë situatën. Sipas Shpendit, distancimi ka ardhur nga ana e Ilirit dhe ai asgjë nuk e ka bërë rastësisht. Shpendi mendon se të gjithën këtë situatë Iliri e ka organizuar vetë për të arritur deri këtu dhe të gjithë të gjykojnë Elonën. “Dëgjo se ç’të thotë Shpendi: Likja më shumë po i jep rëndësi vetes me këto të dyja”, i thotë Shpendi, ndërsa Anaidi mendon se ajo që është distancuar është Elona, pasi edhe pse Iliri i ka kërkuar falje, ajo nuk e ka falur. “Mos mendo se Iliri e ka bërë rastësisht”, ia kthen Shpendi, ndërsa Anaidi vazhdon të këmbëngulë e të thotë se edhe nëse asgjë nuk ishte e rastësishme, Elona duhet ta trajtonte si mik, ashtu siç edhe e ka quajtur gjatë gjithë kësaj kohe. Më vona largohen e vendosin që ta diskutojnë më gjatë pak më vonë. Ndërsa në kuzhinë indohet Iliri e Vigani të cilët janë duke kënduar, ndërsa Eldora merret me larjen e enëve.

Debat mes Anaidit e Elonës; Anaidi: “Iliri të solli deri këtu”; Elona: “Qëndrimi im ka qenë i njëjtë”


Ndërkohë që Iliri është duke diskutuar me Riken, Shpendi, Anaidi dhe Elona ndodhen në kuzhinë dhe arrijnë të dëgjojnë diskutimin mes tyre. Anaidi fillon ta provokojë Elonën e t’i tregojë se tashmë nuk i intereson se si ndihet Iliri, ndërkohë që më parë e konsideronte shok të mirë dhe madje e ka konsideruar edhe si fitues të Big Brother-it. Elona e mohon ta ketë quajtur si fitues dhe i tregon Anaidit se është duke reaguar vetëm për t’u evidentuar, por nuk i pëlqen diskutimi që mund të bëjë me të. “Si fillim, mos fol me gojë plot, nëse flasim për edukatë”, i thotë ajo, ndërsa e dëgjon. Anaidi mendon se ajo ka ndryshuar në raport me Ilirin, pasi mendon se sjellja e tij është po e njëjta që në fillim. Ndërsa Elona i tregon se ky është mendimi i tij, por në fakt është sjellja e Ilirit ajo që ka ndryshuar, por vazhdon t’i tregojë se mendimi i Anaidit nuk i intereson aspak. “Qëkur ka filluar të të interesojë ty se si ndihet Iliri?”, e pyet ajo, ndërsa dëgjon komentet e Anaidit për Ilirin. “Drejtësinë tënde mbaje për vete”, i thotë Elona, ndërsa Anaidi ia kthen: “Mos i braktis shokët”. “Unë kam mbajtur të njëjtin qëndrim në shtëpi”, i thotë Elona, ndërsa Anaidi fillon të bëjë ironi me të dhe i tregon se e ka përdorur Ilirin. “Ku janë banorët që sipas teje do të dilnin të shtunën?”, ia kthen Elona? E kështu diskutimi devijon e të dy kujtojnë situata të ndodhur anë shtëpi, duke i evidentuar nëjri-tjetrit anë të karakterit të cilat nuk i pëlqejnë. “Ti nuk ke për t’ia arritur qëllimit që ke ndaj meje”, shprehet Elona, ndërsa Anaidi i tregon se kërkon t’i nxjerrë në pah anë të karakterit të cilat ajo nuk i ka treguar deri më tani. “Ty të solli Iliri deri këtu e duhet t’ia dish për faleminderit”, i thotë Anaidi, ndërsa i thotë se ajo ka qenë në prag depresioni, por Iliri e ka qetësuar gjatë gjithë kohës. “Mos më ngatërro me shoqen tënde”, ia kthen Elona e kështu të dy ngrenë zërin ndërsa debatojnë, duke kujtuar situata nga e kaluara. Më vonë vënë re zjarrin në shtëpi dhe të gjithë fillojnë të bëhen gati për Provën Javore.

Rikja: “Më ke akuzuar kot, unë s’të kam faj”; Iliri: “Unë kam për ta fituar BB-në, ta garantoj”


Diskutimi mes Rikes e Iliri vazhdon ende, ndera Iliri e akuzon se një pjesë të mirë të fajit për distancën e krijuar mes tij dhe Elonës e ka Rikja. Ai përmend qëndrimin zgjuar për disa net pa fjetur për të kuptuar ndryshimin e marrëdhënies mes tij dhe Elonës, ndërsa Rikja i kërkon që të shkojë të sqarohet me Elonën për keqkuptimet që ka me të, por të sqarohet për mënyrën se si po ndryshon marrëdhënia e atyre të dyve me Riken. Ajo i kërkon të dije se ku ka ndikuar ajo në marrëdhënien e tij dhe Elonës, pasi ai e ka fajësuar se ajo e kishte fajin. “Unë skam asnjë faj për ju të dy, ashtu siç më ke akuzuar”, i thotë ajo, ndërsa Iliri mendon se ajo ka pjesën e saj të fajit për këtë situatë. Rikja i kërkon arsyen që e ka bërë të mendojë se ajo ka faj, ndërsa Iliri i devijon pyetjes ndërsa i thotë se këtë gjë ia ka sqaruar më parë. “Gjithsesi nëse jam sjellë gabim, do ta pësoj vetë nga publiku”, shprehet Iliri. “Ti për mua ke vlera 0 për qind, pas fjalës që më the se kam shumë fytyra”, i thotë Iliri, ndërsa Rikja i tregon se këtë gjë e ka thënë duke u nisur nga ndryshim i tij pa arsye, duke qenë e nervozuar prej sjelljes së tij. “Ju të dy ziheni, ndërsa unë mërzitem kot për ju. Unë qenkam budallaqja”, shprehet Rikja, duke i treguar se e ka përjetuar shumë keq këtë situatë. “Unë dhe të gjithë banorët e tjerë e kanë vënë re ndryshimin Elonës ndaj meje, vetëm ti nuk e ke parë dhe nuk e pranon fajin”, i thotë Iliri, ndërsa Rikja i tregon se nuk e ka ditur marrëdhënien e tyre dhe se nuk ka asnjë faj. “Më lër rehat se po të jap më shumë rëndësi sesa duhet”, i thotë ai, ndërsa vazhdon: “Mos i shtrëngo nervat dhe le të të vijë inat, por jam unë ai që do ta fitoj Big Brother-in”. Rikja i tregon se në situata të tilla ai e nervozon vërtet pasi nuk mund ta dijë me siguri, pro Iliri vazhdon të shprehe siguri edhe më të madhe: “Ta garantoj unë këtë”. “Sot pyeta pesë banorë të ndryshëm për ndryshimin e Elonës, që ma konfirmuan”, vazhdon të thotë ai. Ndërsa Rikja i tregon se kjo gjë nuk i intereson aspak, por e hapi këtë diskutim për të kuptuar se pse ai reagon me ironi ndaj saj pa arsye. “Ti do të të trajtojnë si princeshë, por të kam konsideruar më shumë sesa duhet”, i thotë ai, duke i kujtuar se ajo e ka quajtur njeri me shumë fytyra. “Ti çfarë tjetër s’më ke thënë dhe un s’kam reaguar siç e meritoje me ty”, i tregon Rikja. “Falëndero veten që kjo gjë u kap në kohë”, thotë Iliri për sa i përket situatës me Elonën. Ata vazhdojnë të diskutojnë edhe për disa minuta, ndërsa shkëmbejnë batuta mes nëjri-tjetrit.

Rikja, Ilirit: “Je me shumë fytyra; Ndryshon qëndrim pa arsye”; Iliri: “Fytyrën time do ta shikosh në fund”


Fillon një diskutim mes Ilirit dhe Rikes për sa i përket një qejfmbetje të Rikes kundrejt tij prej një reagimi të pahijshëm nga ana e Ilirit, në prezencë të të gjithë banorëve. Ai i ka folur me ironi asaj pas nj pyetje të Rikes dhe të dy fillojnë ta sqarojnë me nëjri-tjetrin. Rikja i vë në dukje reagimin e tij pas pyetjes që i ka bërë, nëse kishte parë apo jo zjarrfikëse me parë. “Ndoshta po, ndoshta jo”, i është përgjigjur Iliri. Kjo gjë e ka bërë të ndihet shumë keq Riken dhe e pyet se ironia e tij e ka bërë të kuptojë se ai ka ndryshuar me të, pasi i tregon se më parë nuk ka pasur një sjellje të tillë me të. “Po normal që kam ndryshuar, nuk do shkencë për ta kuptuar”, ia kthen ai. Ndërsa Rikja i bën të ditur se ka pasur një sjellje konstante me të gjatë gjithë kohës edhe se nuk ka pritur kurrë një ndryshim të tillë të marrëdhënies mes tyre, pasi ajo nuk i ka dhënë shkas në asnjë moment. Ajo tregon se ka mbajtur të njëjtën pozitë gjatë gjithë kohës, ndërsa Iliri nuk di as vetë se çfarë qëndrimi të mbajë dhe pa asnjë arsye ndryshon qëndrim ndaj saj. Rikja mendon se Iliri ka treguar shumë fytyra brenda një kohë shumë të shkurtër. Ndërsa Iliri i tregon se ajo po tregon “skuthllëk”, siç e quan i, me këtë reagim dhe se ka ndryshuar për hir të ndikimit të saj në ndryshimin e marrëdhënies mes tij dhe Elonës. Ai ngre zërin ndërsa flet e Rikja i kërkon që të flasë më qetë, pasi ajo është duke folur me argumente. “Se sa fytyra kam unë, do ta shikosh në fund”, ia kthen ai, ndërsa shprehet: “Do të shikosh fytyrën time të bukur, seksi...”, gjë që e bën Riken të qeshë. “Unë jam duke folur seriozisht, por t’i tregon që nuk di të flasësh seriozisht”, i thotë ai, duke e përdorur si shkak për ta sulmuar e për t’i thënë se ajo nuk është duke e dëgjuar me vëmendje. Ndërsa Rikja i tregon se është e përqendruar në bisedë, por është sjellja e tij e cila nuk po bëhet me seriozitetin e duhur. E kështu, biseda mes të dyve vazhdon edhe për disa minuta të tjera.

Banorët instruktohen për Provën Javore


Banorët janë duke diskutuar për mënyrën se si mund ta realizojnë Provën Javore dhe për ndarjet që mund të bëhen për banorët dy e nga dy, duke qenë të shqetësuar për rrezikshmërinë që mund të ketë kjo provë për ta si edhe vështirësinë e realizimit me sukses së saj. Secili jep opinione duke shfaqur mendimin personal lidhur me provën e kështu të gjithë diskutojnë së bashku. Më vonë në monitor shfaqet ambienti ku do të realizohet prova me të gjithë elementët e nevojshme për realizimin e saj dhe Anaidi fillon t’ia shpjegojë me detaje banorëve mënyrën se si duhet realizuar me sukses i gjithë procesi. Banorët më vonë shpërndahen nëpër shtëpi, duke filluar të vishen e të bëhen gati për të qenë në gatishmëri për fillimin e provës, ndërsa në sallon mbeten vetëm Rikja dhe Iliri, mes të cilëve fillon një diskutim. Rikës i ka mbetur qejfi nga një reagim i pahijshëm nga ana e Ilirit, në prezencë të të gjithë banorëve, duke i folur me ironi asaj, ndërsa fillojnë ta sqarojnë me nëjri-tjetrin. Ndërsa banorët vazhdojnë të diskutojnë për Provën Javore.

Komentojnë reagimin e banorëve; Rikja: “Këtyre u vjen inat se ne vëmë në rrezik veten për njëra-tjetrën”


Pak para se Vëllai i Madh t’i fuste banorëve instruksionet për provën, në ambientin e dhomës së ndenjes ka ndodhur një diskutim mes Shpendit, Rikes dhe Elonës, për sa i përket një gjesti të Elonës, i cili krijoi debat në shtëpi. Elona ka shkruar një letër për Riken, ku ka dashur t’i tregojë diçka të cilën donte t’ia thoshte vetëm asaj dhe askujt tjetër në shtëpi, por kjo gjë i ka rënë në sy Anaidit dhe pjesës tjetër të banorëve, të cilët nuk e kanë lejuar të ndodhë një gjë e tillë dhe veç kësaj e kanë komentuar dhe gjykuar për disa orë me radhë. Pas debatit mes Elonës dhe Anaidit lidhur me këtë situatë, Shpendi e diskuton me të dyja vajzat, duke thënë mendimin e tij kundër gjestit të Elonës. Ai thotë se është vënë re afrimiteti mes të dyjave dhe se kjo gjë e bezdis. Ai nuk mund ta lejonte kurrsesi që të ndodhte një gjest i tillë, pasi në shtëpi ekzistojnë ambiente të ndryshme ku vajzat mund të flasin të sqarohen pa praninë e të tjerëve. Veç të tjerave Shpendi ngre zërin dhe evidenton anët negative në afrimitetin mes tyre, duke treguar se ato e kalojnë më të shumtën e kohës me njëra-tjetrën. Më vonë, ndërsa banorët janë duke pritur fillimin e Provës Javore, fillon një diskutim mes Rikes dhe Elonës, ndërsa flasin për reagimin e Shpendit, i cili i ka bërë përshtypje Rikes. Ajo thotë se është gjykuar nga Shpendi se është ajo që po e fut në rrugë të keqe Elonën dhe e ka transformuar që kur ka hyrë në shtëpi. Ndërsa Elona mendon se është faji i saj që e ka ngatërruar Riken me lojën e saj në lidhje me marrëdhënien me banorët e tjerë. “Unë e prisja reagimin e Shpendit për mua, por kurrsesi jo për ty”, i thotë Rikja, Ajo thotë se gjithmonë ka menduar se Shpendi është një njeri pozitiv, por me disa reagime të ditëve të fundit, ka kuptuar të kundërtën. “Ai më thotë: Po e çon Elonën në rrugë të keqe. I bie që ti nuk di të ecësh vetëm”, thotë Rikja, Ndërsa Elona mendon se Shpendi të gjithën këtë e bën për të tërhequr vëmendjen. Rikja shprehet duke thënë se jetojnë në një vend me urrejtje dhe mendon se banorëve u vjen çudi që dy banore arrijnë ta kenë vërtet xhan njëra-tjetrën dhe t’ia duan të mirën njëra-tjetrës e për këtë arsye reagojnë për t’u ndier në qendër të vëmendjes. “Sipas tyre, duhet të urrehemi, pasi ne mbrojmë aq shumë njëra-tjetrën saqë vëmë veten në rrezik”, shprehet Rikja dhe mendon se për këtë arsye banorët ndihen keq. “E dëgjove kur tha se e lodhën përqafimet tona?”, i thotë Rikja për Shpendin. Ajo thotë se ndihet shumë mirë kur diskuton me Elonën për gjithçka dhe mendon se banorët ndihen keq për këtë fakt.

Prova Javore - Sigal Uniqa Group Austria; Banorët në gadishmëri për 24 orë.


Banorëve u vjen zarfi i provës javore dhe Anaidi e lexon.Paketa e katërt që Sigal ofron është sigurimi i pronës private. Sigurimi i pronës do të jetë në fokus të provës së sotme për banorët. Synimi i lojës është që banorët të tregohen të kujdesshëm në raste zjarri, për këtë arsye gjatë 24 orëve në vazhdim banorët do të jenë edhe zjarrfikësit e Big Brother në aksion. Në fushën e lojrave ndodhet një shtëpi dhe sa herë shtëpia të marrë flakë Big Brother do të vërë alarmin në të gjithë shtëpinë. Banorët duhet të futen menjëherë në bibliotekë, të marrin zarfin nga Big Brother dhe të shohin se cili do të jetë çiti i cili do të bëjë aksionin. Pasi të zbulohen dy emrat që do të shuajnë zjarrin, duhet të veshin kostumin e zjarrëfikësit dhe të nisen në fushën e lojrave. Banorët duhet të kalojnë përmes pengesave për të arritur te shtëpia e vogël dhe rrugës do të marrin edhe bombulat për shuarjen e zjarrit. Ajo që banorët duhet të bëjnë është jo vetëm shuarja e zjarrit por edhe ruajtja e materialeve që ndodhen në të. Këto materiale janë gjërat e dashura të banorëve që dorëzuan pak më parë. Sa herë që dëgjohet alarmi, banorët duhet të nxitojnë për të marrë zarfin në bibliotekë. Gjate kohës që një çift shuan zjarrin, banorët e tjerë duhet të qëndrojnë te holli pasi çdo gjë do të shfaqet në monitor. Big Brother do të masë kohën për secilin çift dhe e fiton provën çifti që harxhon me pak kohë dhe fiton paketën nga Sigal për sigurimin e shtëpisë.

Elona i shkruan letër Rikes. Debat me Anaidin; Anaidi: “E mban veten për të disiplinuar”


Elona dhe Rikja ndodhen në dhomën e gjumit dhe Elona nis ti shkruaj Rikes diçka në një letër. Këtë veprim e kap Vigani i cili shkon dhe “e kap mat” Elonën me letër në dorë. Prezent në këtë situatë ishte edhe Anaidi i cili reagon menjëherë nga një xhest i tillë. Anaidi i thotë vajzave se një gjë e tillë është e ndaluar të bëhet dhe çdo gjë që ndodh në shtëpinë e Big Brother duhe thënë dhe jo shkruajtur. Sipas Anaidit Rikja, e cila ka hyrë më vonë mund ti ketë dhënë ndonjë informacion. Elona i përgjigjet që tashmë sekrete janë bërë publike dhe mos të ketë merak të tillë. Ajo i thotë Anaidit që të mos shqetësohet sepse e mban vetë përgjëgjësinë përsipër për veprimin që bëri. Anaidi e akuzon Elonën që ka thyer rregullat ndërkohë që ai është treguar shumë korrekt duke thënë çdo gjë me fjalë dhe jo me shkrim. Elona e akuzon gjithashtu Anaidin se edhe ka bashkëpunuar me Joanën për sekretet e banorëve dhe nuk duhet ta bënte një gjë të tillë. Sipas Anaidit Elona është hequr gjithnjë si vajzë e disiplinuar, por kur i intereson situata. Sipas tij, ajo i bën gjërat sipas interesit të saj madje edhe shoqërinë e mban sipas interesit të saj. Elona i thotë Anaidit se hija e Joanës ëshët ende në shtëpi dhe ai po ndjek hapat e saj. Anaidi vazhdon të komentojë marrëdhënien mes saj dhe Ilirit ku i thotë se deri para një jave ja jepje dorën si shok, tani i bën gjërat si të intereson. Ai i thotë që Elona nuk duhet të bëhet papagall i Ilirit. Elona e akuzon se është ai që është bërë papagall, jo ajo. Elona i thotë se ai po plas nga dëshira për të ditur se çfarë ka shrkuar Elona por nuk ka për ta mësuar kurrë. Sipas Anaidit, ajo nuk ka asgjë për të thënë sepse ka 2 muaj e gjysëm që ka komentuar vetëm Joanën dhe tani s’ka ç’bën dhe shkruan nëpër zarfe. Këtë debat që bëri me Anaidin, Elona më pas e diskuton edhe me Riken. Sipas Elonës, ai tregon që nuk është shumë në rregull me veten.

Banorët i këndojnë shiut; Momente gazmore në Big Brother;


Muzika për banorët e Big Brother 6 ka qënë një ajo që i ka shoqëruar gjatë gjithë qëndrimit në shtëpi, por me futjen e Viganit, i cili di të luajë në kitarë, ajo ka qënë pjesë e pandarë e mbrëmjeve. Pasi Vigani vazhdoi edhe për disa momente të tjera duke instruktuar Elonën në kitarë, banorët fillojnë të këndojnë. Shiu për to nuk përbën asnjë problem madje ato dalin dhe qëndrojnë në lulishte. Shpendi krijon momente shumë funny me mënyrën e tij të kërcyerit si dhe duke imituar banorët. Banorët madje fillojnë ti këndojnë edhe shiut duke kënduar këngën e njohur Shi bie në Tiranë. Pjesë e repertorit të tyre është edhe kënga e Big Brother të cilën e kanë mësuar përmëndësh një pjesë e mirë dhe e këndojnë gjatë gjithë kohës. Situata në shtëpi është shumë gazmore dhe plot atmosferë nën tingujt e kitarës.

2013-05-16

Elona: “Eksperienca në BB, fitore për mua”; Viganit: “Pa Edberin je ndryshe”

Ndërkohë që janë duke pastruar kuzhinën, Elona dhe Vigani fillojnë të bisedojnë me nëjri-tjetrin për sa i përket eksperiencës në Big Brother. Elona tregon se kjo eksperiencë është një fitore e madhe për të, pasi përveçse e ka njohur me njerëz të rinj nga vendi i saj, e ka sjellë në vendlindjen e saj dhe kjo gjë për Elonën është vërtet një arritje. Ajo mendon se në jetë secili ka fatin e vet dhe në këtë rast e konsideron fat qëndrimin e saj në Big Brother. Ajo thotë se ndihet e lumtur që ka arritur të bëjë diçka në vendin e saj, por gjithashtu përmend edhe diçka që nuk i pëlqen në qëndrimin e saj në Big Brother. Fakti që në shtëpi komentohet çdo detaj, madje edhe mënyra se si flet për Elonën është shumë bezdisëse. Ndërsa Vigani e këshillon që të shijojë gjithçka në maksimum pasi është një eksperiencë që vjen vetëm një herë në jetë dhe që jo çdokush ka fatin ta përjetojë. Më pas fillojnë të flasin për Riken dhe për mendimin që krijuan në një moment banorët për të. Vigani i tregon se ata kanë menduar se Rikja është lesbike. Kjo gjë e mërzit Elonën, e cila thotë se këto paragjykime nuk i pëlqejnë aspak, pasi edhe dy vajza kanë të drejtën e tyre për të qenë mikesha të mira, por mentaliteti që ekziston këtu i bën që të tjetrit t’i etiketojnë ndryshe. Elona tregon se është afruar më tepër me Riken në fillim, pasi i ka ardhur keq që ishte duke u sulmuar nga të gjithë. Ajo tregon se nuk afrohet kollaj me njerëzit, suke marrë si shembull marrëdhënien që kishte me Joanën. Më pas tregon për veten dhe për sulmin që i kanë bërë banorët herë pas here, duke thënë se ajo nuk ka folur për jetën private. Elona mendon se kjo gjë nuk është shumë e rëndësishme për të njohur një person, pasi bashkëjetesa bën që ta njohësh vetë me kalimin kohës. Ndërsa më vonë ajo shpreh mendimin që ka krijuar për Viganin, duke i thënë se vetëm është ndryshe, më i pavarur e më pozitiv sesa në grup me Edberin dhe Joanën. “Me Edberin duket sikur bëje një Vigan ndryshe”, shprehet Elona. Ndërsa Vigani mundohet të justifikojë sjelljen e tij, duke folur për sekretin që kishin të dy bashkë.

Komentojnë debatin; Rikja: “Fjala “zhulsa” është e rëndë”; Elona: “Anaidi i bën gjërat për t’u dukur”

Pasi largohet Anaidi pas debatit me Ilirin dhe Elonën, reagon Rikja, e cila ka qenë aty gjatë debatit. Ajo mendon se fjala “zhulsa” me të cilën i etiketoi Anaidi është fjalë e rëndë dhe se ai ka bërë shumë gabim, ndërsa Elona mendon se Anaidi gjithçka që e bën vetëm nj herë, kërkon ta evidentojë dhe t’ia tregojë të gjithëve. Ajo kujton se është marrë më së shumti me pastrimin shtëpisë, por nuk ka pse të dalë me flamur për ta marrë vesh të gjithë. “Nëse do të bësh diçka të mirë, e bën për vete e jo për të tjerët, por ai e ka për herë të parë që e bën pas tre muajsh”, thotë Elona. Ndërsa Rikja i thotë se ajo ka qenë sëmurë gjatë ditës dhe se duhet t’ia kishte thënë këtë fakt. Anaidi hyn sërish e i kujton se kur fillojnë të bëhen punët në shtëpi, duhet të angazhohen të gjithë e jo vetëm një pjesë dhe i kujton madje se ajo ka mungesë disipline. Ndërsa Elona preket nga fjalët e tij por i vë në dukje se mungesë disipline ka ai, i cili madje është dënuar për këtë gjë dhe e këshillon se duhet të mësojë të mos i bëjë punët për t’u dukur. Anaidi hedh batuta herë pas here për t’i nervozuar, ndërsa largohet. Elona ulet me Riken dhe diskuton rreth sjelljes së Anaidit, për të cilin mendon se reagon për t’u “zgjuar nga gjumi”. Ajo mendon se ai është i fundit në shtëpi që duhet të bëjë moral për disipline. Ndërkohë, Shpendi ka shkuar në dhomën e gjumit dhe po merret me pastrimin e dyshemesë. Ndërsa Eldora, pasi komenton reagimin Elonës për sa i përket neglizhencës së saj gjatë ditës për sa i përket pastërtisë, vazhdon të pastrojë banjën e pasi e përfundon, futet për të bërë dush.

 
| Owned by MMG |